• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jam me Klodeta Dibrën në garën drejt Rektoratit

by Alba Malltezi
24/03/2016 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alba Malltezi/

Për shumë, Klodeta Dibra është kampionia e basketbollit të ekipit të “17 Nëntorit” në vitet ’80. Për mua është edhe profesoresha ime e italishtes në Universitet. Nuk ishte kollaj të futeshe në orën e Klodit: serioze, me një italishte perfekte edhe në theks, kërkuese. Ora e saj në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nuk ishte vetëm një mësim i thjeshtë: ishte një dëshirë e madhe për të dëgjuar dhe për të kuptuar. Në mbrojtjen time të diplomës rreth italianizmave në gjuhën shqipe, përballë shefes së katedrës së italishtes Klodeta Dibra,  arrita të merrja 9. Mund të jetë një nga nëntat që më ka shijuar më shumë dhe kjo e ka një përse: Ishin vitet kur pedagogët ishin vërtetë pedagogë dhe kur mësimet, kulturën, të marra si pilula prej tyre, i kuptuam, shijuam e zbatuam më pas kur dolëm në jetë.

Të më ndjejnë studentët e të gjitha fakulteteve të tjera të Universitetit të Tiranës, por tek Gjuhët e Huaja, edhe në kohë diktature kishte një tjetër frymëmarrje… Ndoshta sepse mësonim për Danten, Leopardin, Sciascia-n, Pirandello-n…ndoshta, sepse profesorët dhe padagogët tanë, që nga Qemal Xhomo, deri te Klodeta Dibra, bashkë me gjuhën e letërsinë, përmes librave, na kaluan në shpirt,  (edhe vetëm me ekzistencën e tyre, me përgatitjen e tyre, me pasionin e tyre), edhe mendjen e hapur, mirësjelljen, përkushtimin dhe dashurinë për të bukurën, për kulturën, për punën.

Sot Klodeta Dibra nis garën për Rektoratin e Universitetit të Tiranës. Një garë që e mendoj të jetë e vështirë. Universiteti publik në gjithë këto vite nuk ka dhënë më të mirën që mund të japë për shoqërinë shqiptare. Siç thotë dhe vetë profesoresha ime: “Në vend që të ishte pararojë e mendimit intelektual të Shqipërisë, ashtu siç ishte në fillim të viteve ’90, sot Universiteti publik lëngon i kapur nga interesa të vogla meskine”.

Uroj që gara për kreun e Rektoratit të nisë e barabartë dhe e drejtë, por ajo që unë dëshiroj më shumë, është që këtë garë ta fitojë Klodeta Dibra. Kam njohur punën e saj, njoh kulturën dhe vizionin e një intelektualeje, e një basketbollisteje, e një gruaje që do të ndryshonte historinë e Universitetit të Tiranës.

Shqiptarja.com

Next Post

Rama: Myslimanët shqiptarë, aset i vyer i Europës dhe shembulli që i duhet Botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

February 3, 2026
“Territorialja”/ Balla afat opozitës deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

“Territorialja”/ Balla afat opozitës deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

February 3, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

February 3, 2026
Kuvendi/ Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’

Kuvendi/ Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’

February 3, 2026
“Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksionin”/ Braçe në Kuvend: Kam kërkuar pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë

“Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksionin”/ Braçe në Kuvend: Kam kërkuar pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë

February 3, 2026
Vodhi shuma parash në dy minimarkete në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

Vodhi shuma parash në dy minimarkete në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

February 3, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

February 3, 2026
Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

February 3, 2026
Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

Rama: Pesë mjekë të rinj i bashkohen Spitalit Universitar të Traumës

February 3, 2026
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In