• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jam më i aftë se ty”, Ndreca i kthehet Zhupës pasi e akuzoi se ka konflikt interesi në Komision

by A R
25/03/2024 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Komisionit Hetimor për “Shëndetësinë”, Plarent Ndreca është përplasur me deputeten e PD-së, Ina Zhupën pasi kjo e fundit ka kërkuar që Ndreca të deklarojë nëse ka konflikt interesi apo jo duke i thënë se ka qenë avokat i njërit nga të hetuarit nga SPAK për koncensionet në shëndetësi.

Më tej, Ndreca i është drejtuar Zhupës duke i thënë se sipas tij, ai është më i aftë se deputetja demokrate dhe se nuk pret këshilla nga ana e saj. Në këtë moment ka ndërhyrë kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, që i ka kërkuar Ndrecës të respektojë etikën.

Ina Zhupa: Pranuat vetë që keni qenë avokat i njërit prej personave të përfshirë në këtë aferë, pra pranuat që jeni në konflikt interesi. Unë kam një kërkesë proceduriale që ndoshta mund ta zgjidhim nëse është apo jo, le t’i drejtohet SPAK-ut dhe ta pyesim nëse ka qenë avokat i personave të interesuar për çështjen e sterilizimit.

Plarent Ndreca: Nuk e kuptoj insistimin tuaj dhe nuk e di se ku e keni merak. Ty duhet të ta marrë mendja se profesionalisht jam shumë më i aftë se ty dhe vetëm nga ty nuk pres këshilla.

Albana Vokshi: Respektoni etikën.

Plarent Ndreca: Ju tërheq vëmendjen ju që të mos më ndërprisni. Etika ime nuk vlerësohet nga ju.

Albana Vokshi: Nëse përdorni fjalor jo etik, do ju heq fjalën. Bëni sqarimet e konfliktit të interesit pa vlerësuar kolegët e tjerë profesionisht.

Plarent Ndreca: Unë nuk thashë asnjë fjalë jo etike.

Albana Vokshi: Po ju tërheq vëmendjen që t’i përmbaheni etikës. Shpjegoni konfliktin e interesit.

Plarent Ndreca: Jeni e para mes të barabartëve dhe nuk keni të drejtë t’i hiqni fjalën dikujt. Nuk kishte asgjë jo etike. Profesionalisht kemi një diplomë secili dhe nga pikëpamja e diplomës nuk pres të më këshillojë Zhupa. Kjo është çështje mes meje dhe asaj që do të prodhojë ky komision. Kam qenë avokat jo vetëm i atij, por edhe disa të tjerëve që bëjnë pjesë nga krahu juaj. Kjo është çështje e secilit deputet me mënyrën si ushtron ai veprimtarinë e vet.

/a.r

Next Post
Nga Rama te Manastirliu e Koçiu! Kush do të thirret për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë

Nga Rama te Manastirliu e Koçiu! Kush do të thirret për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala -

Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com