• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Jam me hekur në brez përballë Arsenit, zv. drejtorit të Tiranës”/ Bajri: Vrasjen mos e bëj me tub, por me zhurmë

by Java News
08/08/2023 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lirshmëria me të cilin lëviznin vrasësit e grupit “Bajri” dhe survejonin objektivin për ta ekzekutuar është për tu habitur.

Planet për vrasje, dhe spastrimin e listës të personave të cilësuar kundërshtarë,  bëheshin së bashku me punonjësit e policisë së shteti dhe shpesh herë lëvizja me armë në brez kryhej dhe shumë pranë drejtorave të policisë Shkodër, Lezhë dhe Tiranë, shkruan gazetari i Ora News, Elton Qyno.

Një fakt i tillë del nga një bisedë e zhvilluar mes Kleodor Hakaj, ushtarit të Ervis Martinaj që survejonte në Tiranë, Kleant Musabelliun, për llogari të Pëllumb Gjokës.

Haka i thotë Gjokës se teksa survejonte Musabelliun kishte vëne re një person të dyshimtë me makinë tip “Toyota” dhe ndruhej se mo kishte rënë në çark.

Hakaj i thotë Pëllumbit se jam me hekur në brez, (pistoletë) por s’mund të bëj gjë se kam përballë zv/drejtorin e Policisë së Tiranës, Arsen Sinomatin.

Veç kësaj bisede që tregon zhdërvjelltësinë e killerave perpara syve të policisë, në një bisedë tjetër komunikohet mes Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit, ku ky i fundit i thotë se vrasjen e Musabelliut do t’ia kryejë ai për qef, dhe e këshillon mos lodhet me të tjerë.

Sipas bisedave në aplikacionin “Sky” të mbëritura nga drejtësia Franceze, në 25 qershor 2020 Pëllumb Gjoka komunikon me Klodor Haka.

Klodori i shkruan që: “…është parë sot ai, ka hyp me një taksi, kishte dal tek rruga në këmbë, ka marrë taksi tek rruga kryesore tek ura. Përsëri tek e njëjta rrugicë ka dal. Po aty ka shtëpinë, po çfarë pallati se kam parë, e kam parë vetëm kur ka zbrit poshtë. Po nuk është se ka ndonjë orar fiks për të dalë. Po aty do të bëhet, ka vende plot që do të bëhet dhe lëvizim në dy-tre vende. Edhe për makina kam fol, jam në muhabete për 2- 3 makina, besoj për 10 dit, ta mbyllim një makinë në ndonjë vend, ma e marr…”.

Ndërsa përsa i përket sigurimit të targave Klodori i thotë: “…do shkoj në Vlorë apo në Sarandë të vjedh një palë targa ti kemi…”.

Njëherësh Haka, i shpjegon Pëllumb Gjokës se Musabelliu është “…në dinamit…”, pasi në të njëjtën lagjen ku banonte objektivi jetonte dhe Haka.

Ndërkohë në 2 korrik 2020 Pëllumb Gjoka komunikon me Klodor Haka ky i fundit e informon në lidhje me një person të cilin e ka parë me një automjet tip “Toyota” të bardhë afër një lokali në bllok por nuk ka arritur ti shikoj targën sepse aty në lokal ka qenë prezent edhe zv/drejtori i policisë Tiranë, Arseni…”

Klodori shprehet se: “…isha me “hekur” në brez dhe nuk bëja dot shumë lëvizje për shkak se ishte ky zv/drejtori i policisë aty…”.

Klodori shprehet që këto janë shenja të mira sepse ai ka filluar të lëviz dhe i qitet rrethi.

Në mesnatën e kësaj date Pëllumb Gjoka, bisedon me Klodor Haka, ky i fundit i shkruan që: “…ai është në dinamit në atë lagje, se e kam në kontroll, smë rrëshket dot…

Më 7 korrik 2020 në orën Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Pëllumbi i shkruan: “…vëlla, nëse edhe një javë nuk më vjen dikush që jam duke prit, a ma gjen një për me mbaru një punë në Tiranë…”.

Behari i përgjigjet, po mo vlla, ca të dush, ca të kesh ti personale ta kryej unë vetë.

Pëllumbi i shkruan: jo vëlla, duhet me lek, ndonjë që nuk e ke afër.

Behari e pyet: “…a po thua për atë, për punën tënde?

Pëllumbi i përgjigjet: ..Po.

Behari i shkruan që: “…atë ta kryej unë vetë, nuk ke nevojë me i thënë kërkujt, vetëm leji një njeri në shpinë, se ku rrin. Du me ta kry, për qef…”

Pëllumbi i përgjigjet që: “…jo vella, nuk bëhet fjalë, duhet ndonjë që është larg.

Behari i shkruan që: …po kam edhe larg, nga Kosova, po kur të takona po flasim.

Pëllumbi shprehet se:…puna është që don shofer ai i Kosovës, por flasim kur të takohemi.

Behari i shkruan që: “… kam unë me shofer dhe me tana. Nuk janë nga veriu, deri sa tju them se janë dy veta? Sa lek ju ofron se janë dy veta?

Më tej Pëllumbi i shkruan sërisht Behar Bajrit duke përmendur një person me emrin (Ylli), që dyshohet se bëhet fjalë për Ylli Brahimin, personazh që i ka shpëtuar dy atentateve dhe shok i Ervis Martinaj.

Pëllumbi i shkruan Bajrit: “…ja dhashë 10 Yllit, po ta bjen se është këtu në katund. Deshta me ik më herët në shtëpi por mu desht me i pru lekët Yllit.

Nga ana tjetër Behari i thotë që: “…fola përsëri me të (Ervis Martinaj) dhe më tha që për kry të djalit është e kryme ai muhabet.

Pëllumbi i shprehet që: “…e di se e ke merak si për vete.

Behari i thotë që: “…mos e vraj mendjen, si me qenë për vete dhe ai thotë mezi pres thot me ja kry dhe thotë është e kryme. I kam parë të gjitha sms që ka fol me të, bile dje mbasdite e kanë prit dhe i thash mos e bëni me tub (silenciator) por me zhurmë dhe kokës se nuk dua të shkoj gjallë në spital. Sot më bëri be për kokë të djalit që ta kryej tha deri në atë kohë që e kemi lënë. Është e kryme, për kët kam siguri tek ai. Ai është borxh se atë që deshti ja kryva…”./Ora

Next Post
Drejtoria e Policisë hap aplikimet për pranime në Akademinë e Sigurisë, kriteret dhe dokumentacioni që kërkohen…!

Drejtoria e Policisë hap aplikimet për pranime në Akademinë e Sigurisë, kriteret dhe dokumentacioni që kërkohen...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksa e re e BE për karbonin, Karakaçi nga Mali i Zi: Shqipëria, e përgatitur për këtë politikë

Taksa e re e BE për karbonin, Karakaçi nga Mali i Zi: Shqipëria, e përgatitur për këtë politikë

April 23, 2026
Ish-ambasadori Qemal Minxhozi për ndarjen nga jeta të Rexhep Qosjes: U shua rilindasi i fundit i kombit shqiptar

Ish-ambasadori Qemal Minxhozi për ndarjen nga jeta të Rexhep Qosjes: U shua rilindasi i fundit i kombit shqiptar

April 23, 2026
Siguroi mjetet dhe kushtet për vrasjen e 2 personave, ekstradohet nga Franca 43-vjeçari

Siguroi mjetet dhe kushtet për vrasjen e 2 personave, ekstradohet nga Franca 43-vjeçari

April 23, 2026
Kosova shpall të premten ditë zie në nder të akademikut Rexhep Qosja

Kosova shpall të premten ditë zie në nder të akademikut Rexhep Qosja

April 23, 2026
Shpërthimi në kasollën e bagëtive në Tepelenë, nis hetimi për një nga të plagosurit

Shpërthimi në kasollën e bagëtive në Tepelenë, nis hetimi për një nga të plagosurit

April 23, 2026
Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, reagon Mirela Kumbaro: Një figurë e skalitur përgjithmonë në historinë e gjuhës shqipe

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, reagon Mirela Kumbaro: Një figurë e skalitur përgjithmonë në historinë e gjuhës shqipe

April 23, 2026
Sali Berisha, “neni Basha” dhe përpjekja e radhës për të mbajtur peng PD-në

Sali Berisha, “neni Basha” dhe përpjekja e radhës për të mbajtur peng PD-në

April 23, 2026
Gjykata e Lartë kthen për rigjykim në GJKKO dosjen e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro! Zbardhet vendimi

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim në GJKKO dosjen e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro! Zbardhet vendimi

April 23, 2026
“Ferri” për emigrantët latinë të deportuar nga SHBA, mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës

Trump urdhëron Marinën e SHBA të qëllojë çdo anije iraniane që vendos mina në Hormuz

April 23, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Gjykata e Lartë rikthen Metën në Apel! Rigjykim për masën e sigurisë për ish Presidentin

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In