Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit live në facebook, deklaroi që është me çdo student që nuk është aty për interesat e Lulit dhe Monikës.
Mesazhi i Ramës ishte i qartë: Ju pres në dialog, por nëse nuk doni dialog, rrini atje.
“Eksperienca njeh plot raste siç janë terroristët që nuk pranojnë të negociojnë. Eksperienca njeh plot raste nuk protesta nuk dëgjohet nga autoritetet. Edhe rasti i fundit në Francë. Qëllimi i protestave demokratike është rruga për zgjidhje. S’doni të dialogoni, është e drejta juaj, rrini atje dhe mos ndaloni së protestuari, por mos mendoni se kërkesat që secili ka në kokë ne t’i përpunojmë dhe të bëjmë lojë kungulleshkash. Nga ana tjetër është e qartë dhe duhet ta dëgjojnë të gjithë, unë do të isha aty si një student që është aty për veten e tij dhe jo për Lulin, Monikën e komshinjtë, por për veten e tij dhe për shtëpinë e tij, për të ardhmen e tij, për prindërit e tij. Të vijnë 10 veta, 100 veta, 200 veta dhe të flasim”, tha Rama
Javanews/a.çupaj