• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jam kundër shkarkimit të presidentit”/ Shehi: Sinjal i keq! Shteti shqiptar po degjeneron, po thërmohet në sy të botës

by
01/02/2022 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka dalë kundër seancës që po zhvillohet në gjykatën Kushtetuese për shkakrimin e presidentit Ilir Meta. Shehi është shprehur totalisht kundër shkarkimit të presidenti jo për të mbrojtur Metën por për faktin se krijonte precedentë të rrezikshëm dhe dëmtonte shtetin shqiptar në përgjithësi.

Kryetar i LZHK, Dashamir Shehi:

Jam që në princip kundër gjyqit. Gjykata Kushtetuese nuk është se bën ndonjë vendim vetë, Gjykata Kushtetuese ka për detyrë të vendosë nëse vendimi i parlamentit është kushtetues apo jo. Për mua vendimi i parlamentit është një vendim i gabuar politikisht. Presidenti duhet lënë në punën e vetë. Në qoftë se ne do të shkelim kompetencat e njeri-tjetrit institucionet nuk do ta bëjë më që të jetë i pavarur, të paktën formalisht. Atëherë ka rënë institucioni i Presidentit dhe gjithë këtë shtet e drejton partia e Edi Ramës. Kemi kaluar kompetencat e kryeministrit, është bërë kancelar ky zotëria.

Unë them që zoti President, ai që është duhet të rrijë atje deri në përfundim të mandatit. Unë nuk mbroj Ilir Metën, mbroj institucionin.

Krijohet një precedent shumë i rrezikshëm në shtetin shqiptar që partia në pushtet e rrëzoka kur iu tekërka presidentit. Kjo tregon që në rrethana të caktuara maxhoranca mund të bëjë çfarë të dojë. Ndaj unë them mos ta krijojmë këtë precedent. Është e rrezikshme.

Do japë dhe një sinjal të keq tek populli. Çfarë logjike ka ta heqësh presidentin kur për 3 muaj i mbaron mandati, aq më tepër që në 3 muaj e fundit i hiqen dhe disa kompetenca. Koha fizike po i mbaron. koha institucionale zvogëlohet. Për çfarë po bëhet gjithë ky gjest i madh, për t’i thënë shqiptarëve që bëjmë çfarë të kemi qejf nuk na ndalon kush. Edhe në sytë e ndërkombëtarëve. Gjykoj që është e gabuar politikisht për Shqipërinë. Kam gjykuar që ka qenë e gabuar marrëveshja mes Ramës dhe Berishës për të reduktuar kompetencat presidenciale. Gjatë kësaj rruge ka pasur goditje ndaj presidentëve, shpeshherë të palogjikshme që e kanë dëmtuar institucionin”, tha Shehi.

Ai theksoi më tej se nuk mbron Ilir Metën, por institucionin.

“Presidenti në letër supozohet që është mbi palët. Mundet që z. Meta ta ketë shkelur këtë, por unë nuk e quaj të mjaftueshme për të bërë këtë kapërcim kaq të madh. Qëkur është bërë ligji për Presidencën është bërë gabim se presidentin e zgjedh me 71 vota. PS zgjedh kë mund të ketë qejf dhe Presidenti është ushtar partie. E dëgjuat si tha Rama, mund ta marrim dhe nga jashtë, si me qenë lojtar futbolli. Kjo tregon se deri sa poshtë e kanë zbritur rolin presidencial.

Gjykoj të mos e ngacmojmë Presidentin. Nuk mbroj Ilir Metën, mbroj institucionin e shtetit sepse shteti shqiptar po degjeneron, po thërrmohet dhe në sy të botës. Ne presim negociatat, kur vjen puna ne jemi një shtet që as nga ana formale nuk qëndrojmë më.

/b.h

Next Post
Pas 17 vitesh, Lulzim Basha nuk mund të jetë sërish “Njeriu që qesh”

Pas 17 vitesh, Lulzim Basha nuk mund të jetë sërish “Njeriu që qesh”

Comments 1

  1. Lorent lekbello says:
    4 years ago

    Prandaj jemi ktu ku jemi se kemi patur mendjet e tua gjithe keto vite. Institucionet nuk duhet te jene vetem te paravura, duhet te jene korrekte me ligjin, luajale ndaj kushtetutes dhe ne respekt te popullit shqiptar. Nderkohe ti e paske ndryshe idene: ta lejme njeri-tjetrin te beje cdo doje, pa ngacmuar njeri-tjetrin. Dil ne pension i dashur. E ke mbyllur ciklin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In