Nga New York-u ku po mbahet një takim me shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Edi Rama, teksa fliste për arritjet e qeverisë së tij në këtë dekadë, solli në vëmendje se “njerëz të veshur me pushtet ndodhen sot pas hekurave.”
“Të gjithë shqiptarët, edhe nëse nuk janë historianë, dinë aq histori sa të shohin që prej 2012, për herë të parë, njerëz të veshur me pushtet, i janë nënshtruar forcës së ligjit. Pavarësisht pozicionit apo lidhjeve të tyre me partitë politike, qofte në qeveri qoftë në opozitë…
Të gjithë ata që janë dënuar më parë….kanë qenë të dënuar politikë, të një drejtësie që ka qenë e urdhëruar nga partia në pushtet. Sot historia e partisë në pushtet që kontrollon drejtësinë ka marrë fund. Dhe unë jam krenar që me votën e shqiptarëve, ne PS në pushtet, udhëhoqëm një reformë të thellë në drejtësi, që nuk e ka bërë asnjë nga vendet e reja anëtare të BE, përpara se të hynin në BE….”.