• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Jam Komando’/ Mashtroi efektivët, arrestohet 29-vjeçari me drogë gati për shitje në Gjirokastër

by Java News
28/01/2022 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enea Kasa është i riu i cili është arrestuar nga policia në Gjirokastër. Mësohet se 29-vjeçari është vënë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Transporter 2’.

Në momentin që ai është ndaluar nga policia në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Dervician, Kasa është prezantuar si efektiv i Forcave Komando Tiranë, por pas verifikimeve të kryera rezultoi se nuk ishte pjesë e këtyre Forcave.

Gjatë kontrollit në mjet, 29-vjeçarit iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shpërndarje. Ai do të akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Njoftimi i policise

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Transporter 2”. U prezantua si efektiv i Forcave Komando, vihet në pranga 29-vjeçari, i cili posedonte doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve.

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shpërndarje.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasi E. K. ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Transporter 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Dervician, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shpërndarje.

Në momentin e ndalimit, shtetasi E. K. është prezantuar si efektiv i Forcave Komando Tiranë, por pas verifikimeve të kryera rezultoi se ky shtetas nuk është pjesë e këtyre Forcave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 dokument identifikimi i Forcave Komando, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.

g.kosovari

Next Post
covid

Pandemia/ A do të bëhet vaksina e COVID si ajo e gripit? Përgjigjet mjeku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com