• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Jam keq psikologjikisht”, çfarë i tregoi shoqes 19-vjeçarja që mbyti foshnjën

by A R
14/05/2018 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deshmite e dhena ne media nga mikeshat dhe te aferm te 19 vjecares shqiptare e cila ka kryer nje krim te tmerrshem, duke lindur ne shtepi foshnjen e saj dhe ne bashkepunim me mamane, e kane hedhur ate ne koshin e plehrave.

Autoresia e tyre ne kete ngjarje u zbulua vetem sot, kur policia arrestoi nene dhe bije, per ngjarjen e ndodhur nje vit me pare.

Ne shkurt të vitit 2017, në Athinë u gjet nje foshnje e vdekur dhe pas hetimeve, policia shkoi ne gjurmet e dy shqiptareve. Ato e kane pranuar krimin ne polici.

paidoktonos_main02-933x445

Nje nga shoqet e 19-vjeçares ka treguar detaje rrëqethëse.

“Ajo e kishte menduar shumë kohë përpara se ta vriste”.

“E njihja atë vajzë sepse ishim nga i njëjti ishull. Pastaj u largua nga ishulli kur i vdiq babai dhe shkoi në Athinë. Më pas erdha edhe unë në Athinë dhe bisedova me të përmes Facebook-ut. Folëm shpesh, por kurrë nuk më tha se ajo ishte shtatzënë. Dhe ajo që më shokoi më shumë është se tre ditë më parë ne po flisnim në Facebook dhe ajo publikonte fotografi dhe tregonte që ishte mirë. Nuk kuptohej që ajo vajzë kishte lindur, e kishte mbytur foshnjen dhe e kishte hedhur në koshin e mbeturinave. Unë mendoj se ajo e kishte planifikuar që do të vriste fëmijën“, tha për gazetën “Protothema” ajo.

“Publikonte fotot në Facebook dhe dukej e gëzuar, e qeshur. Ndonjëherë, në mesazhe përgjigjej me shumë zemërim dhe njëherë e pyeta ‘çfarë të ka ndodhur’? Ajo m’u përgjigj ‘nuk jam mirë psikologjikisht’. Dhe aty e mbylli bisedën. Gjithmonë thonim që do të takoheshim të flisnim nga afër dhe pastaj anulonim takimin. Flisnim vazhdimisht për lidhjet tona dhe më kishte treguar për një lidhje që kishte me një ushtar në ishull, i cili nuk sillej mirë me të dhe u ndanë. Më vonë ajo u lidh me një djalë tjetër në Athinë. Edhe me atë u nda, dhe më tha që është shumë e vështirë për të gjetur një djalë të mirë.

Kur kishte mbetur shtatzënë, po të donte ta mbante, mua të paktën do të ma kishte treguar. Kështu që unë mendoj se ajo e vrau foshnjen. E kishte menduar shumë kohë përpara. Nuk i tha askujt asgjë, sepse e kishte menduar që do ta vriste. Mamanë e saj nuk e kisha njohur. Di që ishte një njeri shumë i mbyllur në vetvete dhe mësova se shoqja ime punonte në një qendër estetike”, tregon shoqja me tej./Panorama/a.m.

Next Post
ANALIZA/ “Goditje” para negociatave apo vendosja e ligjit?

ANALIZA/ "Goditje" para negociatave apo vendosja e ligjit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

January 16, 2026
“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In