• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Jam i zemëruar me…!”/ Flet i dashuri i shqiptares që vrau veten në burg: Dona nuk ishte e droguar, atë e braktisën të gjithë

by Java News
11/08/2022 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk ishte vetëvrasje e një të droguare në burg. Donatella, Dona ime, kishte një vit që ishte e pastër. Tani që iku, lexoj dhe dëgjoj komente për helmin. Shumë po bëjnë gjykime pa ditur asgjë për të. Jam i inatosur…”.

Kjo është deklarata që ka bërë së fundmi Leonardo Di Falvo, i dashuri i 27-vjeçares shqiptare Donatella Hodo, e cila javën e kaluar, duke thithur gaz nga soba në qeli, i dha fund jetës në burgun Veroneze të Montorios.

Para se të kryente aktin e rëndë, ajo i la një letër të fundit dashurie Leonardos ku shkruante: “Ti je gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Leo, më fal!”.

Sot 24-vjeçari ka thyer heshtjen për herë të parë pas tragjedisë.

“Jam i zemëruar me gjithë botën, me sistemin, burgun, gjyqtarët, gardianët, familjen, miqtë e saj. Por unë jam i mërzitur edhe me të, me Donën, sepse ajo duhej të bënte edhe pak durim. Ajo do të dilte së shpejti, unë kisha përgatitur gjithçka për të”, shprehet ai.

Ai shton më tej se të gjithë “e kishin lënë vetëm” Donatelën, dhe se i vetmi që i qëndronte pranë ishte ai.

“E dëgjoja, e qetësoja, i qëndrova pranë, e telefonova, shkova ta vizitoja. Sidomos në periudhën e fundit pasi e kishin rikthyer në qeli sepse kishte ikur nga komuniteti, e kishin braktisur. Të gjithë përveç meje”, nënvizon i riu.

Leonardo zbulon se e ka parë për herë të fundit në mëngjesin e 1 gushtit, ditën e saj të fundit të jetës.

“Sepse atë natën ajo iku përgjithmonë. Me gjestin e saj më bllokoi edhe mua jetën. Koha ka ndalur për mua, minutë pas minutë, orë pas ore, vazhdoj të pyes veten pse. Çfarë i ndodhi asaj? Ka ndodhur diçka që unë nuk e di? Ajo ishte Dona e zakonshme… me ulje-ngritjet e saj. E kisha njohur që kur ishim adoleshentë, të paktën për dhjetë vjet, isha i vetmi që mund ta qetësoja”, shprehet ai.

Sa i përket përshëndetjes së fundit me Donën, ai zbulon: “Thamë të dua, u puthëm duke u përqafuar. Me t’u larguar, e sigurova se do ta telefonoja dhe do të kthehesha tek ajo javën tjetër, si gjithmonë. Nuk kam munguar kurrë, do të kisha bërë gjithçka për të, gjithçka”.

Në vijim, Leonardo zbulon se sapo të dilte nga burgu 27-vjeçarja, do të shkonin të jetonin bashkë.

“Unë e mora një shtëpi me qëllim për të qenë bashkë, ajo ëndërronte të bëhej estetiste dhe unë i kisha gjetur një punë kur të dilte. Do ta kisha pritur përgjithmonë, pse na e prishi kështu ëndrrën? Ne i premtuam njëri-tjetrit dashuri përgjithmonë, pse shkatërroi gjithçka? Çfarë ndodhi?”, thotë Leonardo i shkatërruar moralisht./m.j

Next Post
VIDEO/ E rrallë në qendër të kryeqytetit: 4 burra ngecin në tunelin që hapën për të grabitur bankën, pasi u shemb galeria njoftuan zjarrfikësit

VIDEO/ E rrallë në qendër të kryeqytetit: 4 burra ngecin në tunelin që hapën për të grabitur bankën, pasi u shemb galeria njoftuan zjarrfikësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In