• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jam i sëmurë”/ Pse Gjykata e Lartë nuk pranoi t’i hiqet dënimi ish-Kryeprokurorit, Adriatik Llalla

by
23/04/2022 07:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, për pezullim të vendimit. Trupa e përbërë nga anëtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, vendosi mospranim të kërkesës.

Kërkesa e Adriatik Llallës lidhej me pezullimin e dënimit të dhënë nga Apeli i GJKKO-së me arsyetimin se ai është i sëmurë dhe duhet patjetër të jetë i lirë të kurohet.

Por shkalla më e lartë e gjykimit nuk e ka pranuar këtë kërkesë duke e lënë sërish në fuqi atë masë dënimi prej 2 vitesh burg dhe 5 vitesh pa të drejtë për të ushtruar funksione publike. Në krah të tij ka dalë avokati mbrojtës, Sokol Hazizaj, i cili e ka quajtur të pakuptimtë mospranimit e kërkesës për klientin e tij.

Ai pretendon se Gjykata e Apelit në Romë i ka pranuar faktet e gjendjes së tij shëndetësore të rënduar dhe ka refuzuar, në një farë mënyre, kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradim e Llallës në vendin tonë.

Dhe duke pasur parasysh se Italia e ka njohur gjendjen e tij shëndetësore të rënduar, duhet ta njohin edhe gjykatat shqiptare. Në fakt u tha se Adriatik Llalla zgjodhi Italinë t’ua besonte “hallin” e vet në momentin kur Gjykata e Apelit dha vendimin e formës së prerë dhe u shpall në kërkim.

Autoritetet italiane njoftuan se i kërkuari i Shqipërisë ishte ndaluar në Romë, por ai do të mbahej në mbikëqyrje derisa të përfundonin të gjithë hapat ligjorë të ndërmarrë për shkak se ai vuan nga një sëmundje e rëndë.

HETIMI

Ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.

Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës, si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.

Gjithashtu, ndaj ishkryeprokurorit Gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë në periferi të Tiranës. Në vendimin e saj, Apeli i GJKKO-së, thotë se ish-kreu i Akuzës për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.

Në prag të marrjes së vendimit të formës së prerë, Llalla mundi të arratisej jashtë vendit, ndërkohë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar u arrestua në Itali në dhjetor të vitit të kaluar.

Që nga ajo kohë Adriatik Llalla ndodhet nën mbikëqyrjen e autoriteteve italiane në pritje të vendimit që do të marrë gjykata italiane pas kërkesës së Shqipërisë që kërkon ekstradimin e tij.

Llalla është përfaqëson nivelin më të lartë të një funksionari shteti të hetuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë, ndonëse ai gjithnjë i refuzoi akuzat e Prokurorisë./ Panorama

/b.h

Next Post
“Humbjet e ushtrisë ruse më të mëdha në dekada”/ Zelensky: Nuk janë në gjendje të luftojnë

"Një tjetër varr masiv në Mariupol"/ Zelensky: Putin nuk do të ndalet! Pushtimi i Ukrainës është vetëm fillimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Telefonata që shtoi misterin/ Anxhela Shurdha pa adresë, familja mes ankthit dhe dyshimeve

Telefonata që shtoi misterin/ Anxhela Shurdha pa adresë, familja mes ankthit dhe dyshimeve

April 24, 2026
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për integrimin në BE dhe investimet

Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për integrimin në BE dhe investimet

April 23, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“BE i ka njohur vlerat e Shqipërisë”, Çupi: Athina një avokate e Shqipërisë, meritë e kryeministrit Rama!

April 23, 2026
Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

April 23, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

“Presim dritën jeshile nga SHBA”, Izraeli: Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit

April 23, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?

April 23, 2026
Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

April 23, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

April 23, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

PD dhe deputetët e Ilir Metës braktisin seancën plenare për Luçiano Boçin

April 23, 2026
Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In