• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jam i pari që marr kallashin”/ Kush është i dënuari që u shfaq në takimin e Berishës, zbulohet e shkuara kriminale

by
30/09/2021 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në “Foltoren” e Sali Berishës, nuk munguan sërish deklaratat e luftës dhe thirrjet për trazira.

Një i dënuar nga gjykata, mbështetës i flaktë i ish-kryeministrit, theu masën e “arrestit në shtëpi” dhe iu bashkua në Durrës, takimit të Sali Berishës me demokratët.

Bëhet fjalë për Ilir Amedanin, i cili zbuloi se kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” vetëm për të qenë pranë ish kryeministrit.

Por problemet me drejtësinë, jo vetëm që nuk e penguan të shkelë masën e arrestit, por as për të bërë deklarata lufte: ‘Jepi gaz se të parin që merr kallashin ke Ilir Amedanin’, inkurajoi i dënuari Sali Berishën.

“Kemi arrit në atë pikë ku nuk mban më. Me bindjen më të plotë 90% përvec disa këllirave, ke bërthamën dhe zemrën e demokratëve durrsakë. Jam Ilir Amedani që në ’91 për demokraci kam bërë 6 muaj burg në Skrapar në rrethimin e Kavajës. Jam Ilir Amedani që në ’98 kam bërë burg në incidentin e Azem Hajdarit dhe ironia e fatit më ka nxjerrë nga burgu pas 2 javësh çuni i Prokop Murrës, Arben Murra. 

Jam Ilir Amedani i 16 Shkurtit dhe kam ardhur këtu vetëm për Sali Berishën se rezultoj akoma në arrest shtëpie, rast unik në Shqipëri dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet.

 Prandaj me dy fjalë, Sali Berisha jepi gaz se të parin që merr kallashin ke Ilir Amedanin”, deklaroi ai.

Militanti duket se mori edhe “miratimin” e Sali Berishës, pasi ky i fundit nuk e dënoi aktin e shkeljes së ligjit nga simpatizanti i tij.

Më zë të ulët, Berisha artikuloi vetëm dy fjalë: E kemi me votë.

Po kush është Ilir Amedani

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e dënoi me 7 muaj e 10 ditë burg më 30.06.2011 për veprën penale të vjedhjes. Ndërsa më 19.02.2019 u dha vendimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Ndërsa më 21.06.2019, Gjykata e Apelit Tiranë ka zëvendësuar masën e sigurisë “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për veprën penale “kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Që prej asaj dite rezulton ende në “arrest shtëpie”, masë që e theu për të marrë pjesë në takimin e Berishës. Në sistemin TIMS, në rubrikën “fletë arresti” shpallet me kartelë blu pasi Prokuroria Durrës me shkrese nr.prot.2241 dt.09.02.11 ka lëshuar udhrin e ndalimit të dt.08.02.2011, pasi dyshohet si autori i vjedhjes së dyqanit të Agron Dajkos në Durrës.

Gjithsesi, deklaratat e luftës në takimet e Berishës, nga militantët apo vetë ish-kryeministri, nuk janë të pazakonta.

Historiku me deklarata lufte

Kujtojmë se pak kohë më parë, ish-lideri histori i PD i ka bërë thirrje shqiptarëve të armatosen për të mbrojtur veten, vatrat dhe pronat e tyre, pasi me qeverinë, organizatë kriminale në krye, nuk ka as rend, as siguri e as qetësi.

“U bëj thirrje shqiptarëve të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre se nuk kanë asnjë siguri, u bëj thirrje, nëse ju organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se ne dhe qytetarët jemi të gatshëm të ua kthejmë me të njëjtin mjet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futeni”- deklaronte Berisha disa vite më parë në parlament.

/b.h

Next Post
Publikohet VIDEO/ Momenti kur Kozak merret peng. 4 veta e ngjeshin në makinë mbretin e ‘Instagram’-it

Publikohet VIDEO/ Momenti kur Kozak merret peng. 4 veta e ngjeshin në makinë mbretin e 'Instagram'-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

April 10, 2026
Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In