• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jam i martuar, nuk po kërkoj nuse”, Rama thirrje votuesve: Nuk i pëlqeni çitjanet, lërini se i vesh Edi. Ju shikoni punën, jo gunën!

by
28/03/2021 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama teksa iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë atë forcë politike që bën punën, nuk la pa shigjetuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Në një takim me të rinjtë në Kombinat, Rama tha se ai nuk ka dalë që të bëjë krushqi apo të kërkojë nuse, por njerëzit duhet të shohin që ai bën punën.

Sipas tij, zgjedhja nuk duhet të bëhet për tifozllëk.

“Të jesh me PD dhe të votosh për PD sot janë dy gjera të ndryshme. Kjo pasi zgjedhja nuk duhet të jetë tifozllëk. Nëse je kombinatase, një kampionat lagje bëhet në Tiranë, ti me Kombinatin do jesh, edhe sikur të rrah Lapraka 10: 0. Por se kush do t’i bëjë punët, ky s’mund të jetë tifozllëk. Sjeni të detyruar që të pëlqeni Edi Ramën, s’ka dalë për të gjetur nuse. Është i martuar. S’ka dalë të bëjë krushqi me asnjë. S’ja pëlqeni çitjanet, e keni kollaj fare, një klik në telekomandë dhe e fshini.

Këtu nuk bëhet fjalë për të pëlqyer Edi Ramën apo për të pëlqyer dikë tjetër. Ju pëlqen Luli? Ta marrin ta vënë në kornizë, ta vënë në mur dhe ta administrojnë si imazh. Po të duan dhe ta puthin në xham. Po kur vjen puna për zgjedhjen, është si puna e gomarit për të ngarkuar drutë. Nëse të pëlqen ngjyra e gomarit që fle, apo e atij që është në këmbë dhe ngarkon drutë.

Merr gomarin që të bën punë dhe s’je i detyruar që ta pëlqesh. Je thjesht i interesuar ta zgjedhësh. Nëse ty s’të pëlqen që të mos paguash taksë, ‘amanet mushkat thonë plakat labe’. Nëse PD do të vinte një taksë të lartë dhe do bënte çudinë, hajt se po ja jepni do thonit. Por sa herë që rrisnin taksa, do merrni tranvajin e Tiranës. Me kë do të fitojë PD? Me Lulin? Ne kemi nisur vaksinimin masiv, dhe ai ka nisur infektimin masiv.

Atij si shkon fare mendja. Sikur t’i thoja Belindës; Ta bëjmë një të fortë në Kombinat, mblidhi. Po kjo është e turpshme. Ju këtu njihni më shumë Monikën, ajo ka qenë e lidhur me kombinatin. Ajo bën shtëpi, por për veten. Aq shtëpi, sa dhe banjo për çdo mace. Për shtëpi pa leje, për rrumpallë, e patë që në mitingun hapës. Ajo është mënyra se si ata vendosën marrëdhënie me hapësirën e përbashkët. Kur ata kanë kontrollin, hapësira e përbashkët është jashtë kontrollit. E keni para ça thonë; “para 8 vitesh u bë një aksident; fitoi Edi Rama”.”, tha Rama.

Next Post
Pak para ndeshjes me Shqipërinë, yje të kombëtares angleze probleme me ligjin

Pak para ndeshjes me Shqipërinë, yje të kombëtares angleze probleme me ligjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In