• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jam i Kuq

by Edison Ypi
29/03/2024 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam i zi por i kuq. Për shembull, sa herë dëgjoj këngën e kuqe “O Bella Ciao”, aq më pëlqen, aq më gëzon, aq më lumturon, aq më dëfren, sa dal nga fiqiri, më zë korenti, më kap zekthi, s’jam në vete, s’di nga t’ja mbaj, s’di çfarë të bëj, iki, degdisem, arratisem, syrgjynosem, s’di se nga, s’di se ku, nëpër të tjera muzika të kuqe, ritme proletare, himne fukarenjsh, melodira rrjepacukësh, me të cilat mua pinjollin e bejlerve dhe pashallarve kam kujtu se s’më lidh asgjë, por më lidhka gjithçka që më trondit, më marros, më përlot. Të kuptohemi, kënga e kuqe në fjalë, me komunista, invazorë, partizanë, vrasje, vdekje, varrosje, nuk më çmend se jam dem, derr, apo komunist, por sepse jam i kuq.

Hallet e mia në kërkim të ngjyrës time identitare s’mbarojnë me bukuroshen e kësaj kënge të kuqe. Ato derte vazdojnë me ngjyrën e makinës. Mund të kisha zgjedhur një makinë me një ngjyrë tjetër, më të përshtatshme, më të pranueshme, më të këndëshme. Por vajta mora makinë të kuqe. Mund ta merrja të gjelbër si klorofila, të zezë si kozmosi, blu si deti, të kaltër si qielli, të bardhë si ambulanca, kaki’ si rroba e ushtarit. Pse mua me gjak blu më tërhoqi e kuqja e luftrave, revolucioneve, kasaphanave? Sepse i kuq jam, ndërsa i zi apo gri apo dreq e shejtan s’bëhem dot sa të vdes, edhe po të bërtas, uluris, plas, kërrcas, vdes.

Njerëzit e shquar të shkencës, artit, kulturës, ata që nuk ngopem kur i dëgjoj, dhe ngordh tu ngjaj, ata që vishen sa më thjesht, ata pa kravatë, janë të gjithë progresista, të gjithë komunista, të gjithë të kuq. Nuk është rastësi. Jam vet i kuq. Prandaj i adhuroj.

Letërsia klasike ruse më mahnit. Ajo Letërsi më ka moddeluar. Ajo çudi më ka pjellë. Nga barku i asaj mrekullie kam dalë. Trualli i asaj Letërsie është nona dhe baba i të kuqes. Që domethën, edhe në s’më pëlqen, i kuq s’mund të mos jem.

Kur udhëtoj nëpër skutat e vendit tim, kudo ku vete me naftën time, makinën time, kohën time, pa kërkuar nga askush asnjë lek, iki sa më larg, sa më thellë, takoj ku janë e ku s’janë vetëm halllexhinj, vetëm kothere, vetëm fukarenj, kurrë zengjinë. Kur kthehem nga udhëtimet, ata që më kritikojnë janë gjithmonë ca të kuq nga ata që më thonë se s’jqm mjaftueshëm i ndjeshëm dhe i mëshirshëm me fukaranë. Për fukaranë unë lodhem, coptohem, shpenzohem, ata mburren. Le të krekosen. Edhe ata edhe unë jemi të kuq. Me një ndryshim. Ata janë të kuq të ftohtë, të kuq të rrejshëm. Unë jam i kuq i vërtetë, i kuq i zjarrtë.

Ç’mrekulli të jesh nga veriu, nga Puka, Mirdita, Kuksi, Tropoja, Shkodra. Sa qef do kisha të isha nga shkrepat, pyjet, përrenjtë, humnerat. Por nuk jam nga veriu. Jam nga jugu. Jam nga mosqofsha. Jam nga Kolonja, Përmeti, Vjosa, Nëmërçka, Dhëmbeli. Jam nga Zona e Parë Operative. Ku vërtet s’u bë ndonjë luftë, ama u formuan kaq e aq brigada të kuqe sulmuese, ku janë mbledhur shtabe, janë bërë kongrese, janë marrë vendime me rëndësi historike rrënqethëse. Jam pra nga ku gjaku i kuq buçet. Nga ku gjysma janë oficera, gjysma tjetër spiuna. Jam nga ku e kanë zanafillën heroizmat, flamujtë, urratë, nismat, direktivat, iniciativat, mburrjet. Mes tërë këtij gjaku, a mund të mos jem i kuq ?

Woodstock ishte kryekrejt i kuq. Por mua që jam i zi qymyr, dhe shumë të tjerë katranëve si unë, në kohën kur të kuqtë vrisnin e prisnin, Woodstocku na ka pëlqyer sa s’thuhet. Duket si ngërç si nonsens. Po, po të isha i zi. Por jam i kuq.

E kam dit se jeta ime është e zezë qymyr. Qënkësha gabuar. S’ka më të kuqe se e imja në dynja. Jo me fjalë. Me vepra, me lodhje, me sakrifica të panumurta. Që më janë dukur djepe. Por paskan qënë arkivola. Për këtë zhgënjim, do hakmerrem. Do filloj luftën e klasave, do rrënoj kisha e xhamia, do pushkatoj hoxhallarë e priftërinj, do shpall bllokadën, do riaktivizoj aksionet, punën vullnetare, rradhët, triskat, emulacionet, arrestimet, burgimet, dhe gjith dreqnit e tjera. Jam nis. Jam rrugës. Erdha. Friksohunu. Gjeni brimë e futuni.

Next Post
Bashkohen fermerët e luleshtrydheve, rritja e sipërfaqeve i favorizon për të përfituar nga skema mbështetëse

Bashkohen fermerët e luleshtrydheve, rritja e sipërfaqeve i favorizon për të përfituar nga skema mbështetëse

Comments 1

  1. ppa says:
    2 years ago

    Kisha vendosur te mos e lexoja Ypin…gjithsesi pasi i kalova disa here perbri shkrimit, vendosa ta provoj leximin….Mekat, humbje kohe!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

August 11, 2026
Pekini aktivizon reagimin ndaj përmbytjeve të Nivelit II përpara shirave të rrëmbyeshëm

Pekini aktivizon reagimin ndaj përmbytjeve të Nivelit II përpara shirave të rrëmbyeshëm

August 11, 2026
VIDEO/ Panik në fluturim mbi SHBA, motori i avionit “Boeing” merr flakë pas përplasjes me një zog dhe bën ulje emergjente

VIDEO/ Panik në fluturim mbi SHBA, motori i avionit “Boeing” merr flakë pas përplasjes me një zog dhe bën ulje emergjente

August 11, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri

FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri

August 11, 2026
Vende të reja pune / SHISH kërkon agjentë, zgjerohet edhe Ministria e Drejtësisë

Risia, mbi 1200 vende në administratë për të rinjtë! Mundësi punësimi, kontratat dhe kriteret! Aplikimet mund të dorëzohen online deri më 16 gusht

August 11, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

Makina del nga rruga në Milot-Rrëshen, plagosen drejtuesi dhe pasagjeri! Ja si paraqitet gjendja e tyre

August 11, 2026
Përdorej si lavanderi, zjarri shkrumbon banesën e katin e pestë të një pallati në Sarandë! Zbulohet dhe shkaku i dyshuar (FOTO)

Përdorej si lavanderi, zjarri shkrumbon banesën e katin e pestë të një pallati në Sarandë! Zbulohet dhe shkaku i dyshuar (FOTO)

August 11, 2026
Nxehtësi rekord dhe thatësirë në Britani, 27 milionë njerëz kanë nevojë për ujë

Nxehtësi rekord dhe thatësirë në Britani, 27 milionë njerëz kanë nevojë për ujë

August 11, 2026
“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e ushqimit dhe ndërroi avionin

“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e ushqimit dhe ndërroi avionin

August 11, 2026
Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

Zelensky: Rusia përdori raketa balistike të Koresë së Veriut në sulmet në Zaporizhia

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com