• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jam i Kuq

by Edison Ypi
29/03/2024 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam i zi por i kuq. Për shembull, sa herë dëgjoj këngën e kuqe “O Bella Ciao”, aq më pëlqen, aq më gëzon, aq më lumturon, aq më dëfren, sa dal nga fiqiri, më zë korenti, më kap zekthi, s’jam në vete, s’di nga t’ja mbaj, s’di çfarë të bëj, iki, degdisem, arratisem, syrgjynosem, s’di se nga, s’di se ku, nëpër të tjera muzika të kuqe, ritme proletare, himne fukarenjsh, melodira rrjepacukësh, me të cilat mua pinjollin e bejlerve dhe pashallarve kam kujtu se s’më lidh asgjë, por më lidhka gjithçka që më trondit, më marros, më përlot. Të kuptohemi, kënga e kuqe në fjalë, me komunista, invazorë, partizanë, vrasje, vdekje, varrosje, nuk më çmend se jam dem, derr, apo komunist, por sepse jam i kuq.

Hallet e mia në kërkim të ngjyrës time identitare s’mbarojnë me bukuroshen e kësaj kënge të kuqe. Ato derte vazdojnë me ngjyrën e makinës. Mund të kisha zgjedhur një makinë me një ngjyrë tjetër, më të përshtatshme, më të pranueshme, më të këndëshme. Por vajta mora makinë të kuqe. Mund ta merrja të gjelbër si klorofila, të zezë si kozmosi, blu si deti, të kaltër si qielli, të bardhë si ambulanca, kaki’ si rroba e ushtarit. Pse mua me gjak blu më tërhoqi e kuqja e luftrave, revolucioneve, kasaphanave? Sepse i kuq jam, ndërsa i zi apo gri apo dreq e shejtan s’bëhem dot sa të vdes, edhe po të bërtas, uluris, plas, kërrcas, vdes.

Njerëzit e shquar të shkencës, artit, kulturës, ata që nuk ngopem kur i dëgjoj, dhe ngordh tu ngjaj, ata që vishen sa më thjesht, ata pa kravatë, janë të gjithë progresista, të gjithë komunista, të gjithë të kuq. Nuk është rastësi. Jam vet i kuq. Prandaj i adhuroj.

Letërsia klasike ruse më mahnit. Ajo Letërsi më ka moddeluar. Ajo çudi më ka pjellë. Nga barku i asaj mrekullie kam dalë. Trualli i asaj Letërsie është nona dhe baba i të kuqes. Që domethën, edhe në s’më pëlqen, i kuq s’mund të mos jem.

Kur udhëtoj nëpër skutat e vendit tim, kudo ku vete me naftën time, makinën time, kohën time, pa kërkuar nga askush asnjë lek, iki sa më larg, sa më thellë, takoj ku janë e ku s’janë vetëm halllexhinj, vetëm kothere, vetëm fukarenj, kurrë zengjinë. Kur kthehem nga udhëtimet, ata që më kritikojnë janë gjithmonë ca të kuq nga ata që më thonë se s’jqm mjaftueshëm i ndjeshëm dhe i mëshirshëm me fukaranë. Për fukaranë unë lodhem, coptohem, shpenzohem, ata mburren. Le të krekosen. Edhe ata edhe unë jemi të kuq. Me një ndryshim. Ata janë të kuq të ftohtë, të kuq të rrejshëm. Unë jam i kuq i vërtetë, i kuq i zjarrtë.

Ç’mrekulli të jesh nga veriu, nga Puka, Mirdita, Kuksi, Tropoja, Shkodra. Sa qef do kisha të isha nga shkrepat, pyjet, përrenjtë, humnerat. Por nuk jam nga veriu. Jam nga jugu. Jam nga mosqofsha. Jam nga Kolonja, Përmeti, Vjosa, Nëmërçka, Dhëmbeli. Jam nga Zona e Parë Operative. Ku vërtet s’u bë ndonjë luftë, ama u formuan kaq e aq brigada të kuqe sulmuese, ku janë mbledhur shtabe, janë bërë kongrese, janë marrë vendime me rëndësi historike rrënqethëse. Jam pra nga ku gjaku i kuq buçet. Nga ku gjysma janë oficera, gjysma tjetër spiuna. Jam nga ku e kanë zanafillën heroizmat, flamujtë, urratë, nismat, direktivat, iniciativat, mburrjet. Mes tërë këtij gjaku, a mund të mos jem i kuq ?

Woodstock ishte kryekrejt i kuq. Por mua që jam i zi qymyr, dhe shumë të tjerë katranëve si unë, në kohën kur të kuqtë vrisnin e prisnin, Woodstocku na ka pëlqyer sa s’thuhet. Duket si ngërç si nonsens. Po, po të isha i zi. Por jam i kuq.

E kam dit se jeta ime është e zezë qymyr. Qënkësha gabuar. S’ka më të kuqe se e imja në dynja. Jo me fjalë. Me vepra, me lodhje, me sakrifica të panumurta. Që më janë dukur djepe. Por paskan qënë arkivola. Për këtë zhgënjim, do hakmerrem. Do filloj luftën e klasave, do rrënoj kisha e xhamia, do pushkatoj hoxhallarë e priftërinj, do shpall bllokadën, do riaktivizoj aksionet, punën vullnetare, rradhët, triskat, emulacionet, arrestimet, burgimet, dhe gjith dreqnit e tjera. Jam nis. Jam rrugës. Erdha. Friksohunu. Gjeni brimë e futuni.

Next Post
Bashkohen fermerët e luleshtrydheve, rritja e sipërfaqeve i favorizon për të përfituar nga skema mbështetëse

Bashkohen fermerët e luleshtrydheve, rritja e sipërfaqeve i favorizon për të përfituar nga skema mbështetëse

Comments 1

  1. ppa says:
    2 years ago

    Kisha vendosur te mos e lexoja Ypin…gjithsesi pasi i kalova disa here perbri shkrimit, vendosa ta provoj leximin….Mekat, humbje kohe!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In