• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jam i bindur se…”/ “Mos ta blejmë naftën e ‘Ballshit’ si importi”, deputeti i PD-së: Sot u bllokuan 80 mijë litra kontrabandë në Durrës, përgëzoj punën e policëve

by
23/07/2022 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Dashnor Sula ka reaguar me ashpër lidhur me kontrabandën e naftës.

Ndërsa ka publikuar edhe një video të policisë nga momenti i një aksioni ku u bllokuan 80 mijë litra naftë të kontrabanduara, në portin e Durrësit, Sula thotë se vetëm pak ditë më parë paraqiti me dokumente të institucioneve zyrtare, duke provuar sesi nga viti 2011 deri në vitin 2021 numri i automjeteve motorike gati ishte dyfishuar, ndërsa sipas tij sasia e naftës së importuar për konsum nuk ishte rritur as kishte qëndruar në të njëjtat nivele, por ishte ulur.

Reagimi i plotë:

Kontrabanda e naftës.

 

 

Pak ditë më parë me dokumente të institucioneve zyrtare provova sesi nga viti 2011 deri në vitin 2021 numri i automjeteve motorike gati ishte dyfishuar, ndërsa për habi sasia e naftës së importuar për konsum nuk ishte rritur as kishte qëndruar në të njëjtat nivele, por ishte ulur. Apelova organet ligj zbatuese që të marrin masa se disbalanca ku rritet numri i automjeteve dhe ulet sasia e naftës së importuar është indicie për një aferë të madhe me dëm ekonomik miliona euro për buxhetin e shtetit dhe xhepat e qytetarëve.

Në parlament ministrja Ibrahimaj me pirueta politike tentoi ta fshehte një skandal të tillë. Por mesa duket në këtë vend ka akoma njerëz të përgjegjshëm dhe i marrin seriozisht shqetësimet reale.

Policia e Shtetit ka njoftuar sot se ka bllokuar një peshkarexhë me 80 mijë litra naftë të kontrabanduara, në portin e Durrësit dhe se kanë shpallur në kërkim 3 persona të cilët dolën në det me peshkarexhën pa njoftuar kapitenerinë e Durrësit.

Jam i bindur se ky rast është vetëm maja e majës së Iceberg-ut. Duke përgëzuar punën e policëve të ndershëm, inkurajoj çdo punonjës në forcat e rendit, prokurori, në dogana dhe çdo kapilar që ka lidhje me ligjzbatimin, që të mos bëhen pjesë e llumit të korruptuar por të godasin pa mëshirë përmes forcës së ligjit çdo abuzues. Të gjithë strukturat e përmendura më sipër duhet të dijnë se çdo abuzim nga cilido ndikon tek të gjithë, te qytetarët e thjeshtë dhe te familjarët e tyre. Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit e bën shqipërinë një vend më të jetueshëm për të gjithë. Te mos e blejmë naftën e “Ballshit” për naftë importi!

/e.d

Next Post

Standardi poshtërues i Berishës për karrierën në PD, është intifada kundër Perëndimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama takohet me studentët: Dialog inkurajues me ata që besojnë te protesta, jo te gurët

Rama takohet me studentët: Dialog inkurajues me ata që besojnë te protesta, jo te gurët

November 20, 2026
Rusia: Serbia nuk na tradhton, BE po ushtron presion për sanksionet ndaj Moskës

Rusia: Serbia nuk na tradhton, BE po ushtron presion për sanksionet ndaj Moskës

November 20, 2026
Irani paralajmëron SHBA-në për Hormuzin: Çdo ndërhyrje do të sjellë “përgjigje dërrmuese”

Incident pranë Hormuzit, cisterna e naftës goditet nga raketa

November 20, 2026
“Kush nuk jep gjithçka, të largohet”, Ultimatum te Dinamo pas humbjes

“Kush nuk jep gjithçka, të largohet”, Ultimatum te Dinamo pas humbjes

November 20, 2026
Braho sulmon Berishën: Krimineli më i madh që ka parë historia, PD prodhon molotovë

Braho sulmon Berishën: Krimineli më i madh që ka parë historia, PD prodhon molotovë

November 20, 2026
Mediat: SPAK regjistron procedim penal për familjarët e Spiropalit

Mediat: SPAK regjistron procedim penal për familjarët e Spiropalit

November 20, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

PS ndez motorët për zgjedhjet vendore, Leka: Demo dhe Koçiu tregojnë se gara në Tiranë merret seriozisht

November 20, 2026
Tentativë të rrëzimit të rendit kushtetues, arrestohet në Rinas 67-vjeçari turk

Alarm për bombë në avionin Manchester–Rinas, kontrollohen pasagjerët dhe bagazhet

November 20, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Populli i Gretës dhe populli ynë

November 20, 2026
Euro biejnë në 89 lekë, Çela: Flukset e larta të valutës dhe investimet e huaja po forcojnë lekun

Euro biejnë në 89 lekë, Çela: Flukset e larta të valutës dhe investimet e huaja po forcojnë lekun

November 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In