• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jam Enver

by Edison Ypi
24/03/2026 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Po ikja të humbisja në një lagje të Tiranës me drita, reklama, vila, hotele, restorante, krejt si në Milano. Kur një mesoburrë me mustaqe dhe kasketë më del përpara dhe më thotë: “Mirëmbërma shoku Enver”. Dhe iku. Pashë rrotull mos kishte thirrur ndonjë shokun e vet pas shpinës sime. Frymë njeriu. Nisa të dridhem. Nuk m’u duk aq budalla; nuk më quajti kot Enver. Më quajti Enver sepse Enver jam.

Dhe si Enver që jam, më vajti mendja drejt e te pinjollët e bejlerëve, bastardët që bëhen urë për pes lekë. Gjumi s’më zë pa i plasur nëpër burgje ata dreqër. Atje të ngordhin si qen. Po bënë gëk, do t’i pushkatoj ose do t’i var në litar. Pastaj do merrem me gjyshërit e tyre që s’mund të kenë qenë më të mirë se bijtë harraqë dhe nipat gjakprishur. Të shpëtojmë një herë e mirë nga ata plehra, ato zgjyra, ato gërdalla. Do jap urdhrin e prerë t’u nxirren nga varri kufomat atyre që, kur këtu bëhej kërrdia, hanin pula të pjekura. Të digjen me vajguri në mes të shesheve me zjarr me goma të vjetra. Shkrepësen e ndez unë, Enveri i lavdishëm.

Por unë s’jam Enver vetëm për bejlerët dhe sorollopët e bejlerëve që janë bërë si mishi me thoin me komunistët. Enver jam dhe Enver do jem edhe për të tjerë. Për shembull, edhe për ata që pasi vjedhin me ekskavator, për t’i shpëtuar burgut, me paratë e vjedhura blejnë gjykatës, prokurorë, gazetarë, deputetë, ministra. Unë si Enver, në respekt të emrit të lartë që mbaj, të gjithë këta që pastrojnë paratë e pista përmes honorareve të majme që u japin njëri-tjetrit për t’u amnistuar hajdutllëkun, sidomos ata që me para të pista bëjnë propagandë, i hedh te korrësja e barit që i grin, i lidh dhe i bën dëng. Dëgjo këtu ti rrugaç hajdut që mbahesh për shtetar: me para të pista mund të ngresh grataçiela, të bësh dallavere, korrupsion, kuplara, por jo opinion publik.

Enver jam gjithashtu edhe për ca kalbësira që e mbajnë veten poetë, shkrimtarë, publicistë, studiues, shkencëtarë, akademikë, pa asnjë lidhje me Diturinë, Artin, komunikimin; u ka mbetur ora te Lidhja e Shkrimtarëve, plenumet, kongreset, fitoret. Këtyre do t’ua shqyej gojën deri te veshët.

Ata që s’shkulen nga karrigia deri në vdekje do t’i hedh në kazanin e ziftit të rrugëve që po asfaltohen.

Inat të madh kam unë Enveri me ca që Shqipëria dhe shqiptarët u dhimbsen nga larg, përtej deteve dhe oqeaneve. Këta do t’ua hedh peshkaqenëve.
Me ndonjërin që nga njëra anë ha bukën e kaurrit e nga ana tjetër i shkel syrin Syrit, e kam kollaj. E marr, e hedh te makina e mishit e bëj ushqim për derra.
Edhe me skeptikët e pandreqshëm nuk e kam problem. I fus në autobus ku gjysma e pasagjerëve janë afrikanë, filipinas, turq, kinezë, arabë. I pyes të urtët me ngjyrë: “Si ju duket Shqipëria?”. Me aq anglisht sa dinë do thonë “Not bad”. Skeptikët i marr, i hedh një nga një nga dritarja e autobusit mbi asfalt, ku pas pak u kalon sipër autobusi tjetër.
Unë Enveri, që s’kam lënë skutë të injorancës pa e njohur dhe pa e vuajtur, shumë habitem dhe inat të madh kam me analfabetët që lozin me ç-të dhe q-të. Të gjithë këta, burgu i pret. Jo më pak se secilin dhjetë vjet.

Nuk e kuptoj aspak si mundet tjetri të jetë aq budalla dhe aq pleh sa dëshminë e virgjinitetit të spiunllëkut ta kërkojë nga ca burokratë?! Si mund ta dinë më mirë të tjerët se vetë personi nëse ka qenë a s’ka qenë spiun?! Edhe pse Enver jam, kjo më lë pa mend. Këta që presin të mësojnë nga një zyrë shteti nëse kanë qenë apo jo spiunë, do i lë nën kujdestarinë e ujqve dhe arinjve të uritur të një pylli me pisha në Mokër.

Që këto dukuri të ndodhin sa më rrallë, ose kurrë, dhe populli shqiptar të vuajë sa më pak, unë magu dhe vizionari i pavdekshëm Enver, do të urdhëroj të merren masat e nevojshme. Sigurimi të ngrihet nga varri të bëjë studimet e duhura dhe të marrë evidenca të plota: sa lugë, sa pirunj, sa dhëmbë në gojë, sa morra në kokë, sa ujë në gjak, sa pleh në tru, ka secili shqiptar.

Next Post
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

Comments 5

  1. Zoto Tërbaçi says:
    2 days ago

    Dikur, dikur, të gjithë “trimat e Jutbinës” që sot hiqen salillarë e nokllarë, kur u përmendje “shokin Enver” u shpëtonte SHURRA NË BREKË.
    Keq apo mirë, shoki Enver e kish pas thonë “qi na n’shqipni, ina dikaturë” kush han mut, shkon m’hale. Prandajna mos u ankoni kot. T’ka pas lajmru, mos ha mut e mos u kruj me qeverinë, se ta boj me vrima shtëpinë.
    Prandaj, lajeni mirë gojën me sapun Rrogozhine (po qe se ka tepru na kun ndonji copë), kur t’cikni me gojë shokin Enver.

    Reply
  2. Fikret says:
    2 days ago

    Enver, Enver, por ai i kishte bërë të gjithë SYNET, ndaç nga koqet, e ndaç nga gjuha…..

    Reply
  3. ppa says:
    2 days ago

    Kam qeshur sa jam kenaqur me penen fantastike te E. Ypi…..rrofsh Enver, donim te te kishim sa malet njelloj si Berisha e pavdekshem!

    Reply
  4. ppa says:
    2 days ago

    Kam qeshur e qeshur me Enverin e E. Ypit…. te na rroje sa malet dhe te ler pas edhe Berishen!

    Reply
  5. vlonjat says:
    1 day ago

    I madh E. Ypi, por sic thoshte sh. Enver – populli eshte gurre e pashtershme: fantastik edhe Zoto Terbaci me dialekt Kukesi.

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam droguar dhe përdhunuar”, rrëfimi tronditës i një të mbijetuare të Jeffrey Epstein

“Jam droguar dhe përdhunuar”, rrëfimi tronditës i një të mbijetuare të Jeffrey Epstein

March 26, 2026
Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

March 26, 2026
AMP aksion në Kapshticë, kapen 6 kg heroinë, dyshohet se janë përfshirë edhe policë

Kapet drogë në doganën e Kapshticës, arrestohet shtetasi grek

March 26, 2026

Rrënjët e identitetit

March 26, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Karburant më i lirë? Shpenzimet po “rrëshqasin” jashtë vendit

March 26, 2026
“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

March 26, 2026
“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

March 26, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton

March 26, 2026
“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

March 26, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Nisin shirat në vendin tonë, temperaturat ulen lehtë, reshje bore në disa zona

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In