• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Jam armiku më i madh i Putin, më kanë helmuar, po vdes” apeli i ish-presidentit të Gjeorgjisë drejtuar Macronit

by A R
15/12/2022 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kam luftuar gjithë jetën time për lirinë dhe reformat kundër imperializmit rus. Putin me cilëson si një nga armiqtë e tij kryesorë, ka deklaruar publikisht se do më vriste. Tani jam helmuar në burg, po vdes dhe nuk kam më shumë kohë”.

Fjalët nuk vijnë nga ndonjë gjeneral ukrainas i kapur rob, por nga një letër për presidentin francez Emanuel Macron nga personi që ka drejtuar nga viti 2004 deri në 2013 një tjetër vend ish-sovjetik, Gjeorgjinë.

Bëhet fjalë për Mikheil Saakashvilin, avokatin e rritur dhe arsimuar në Shtetet e Bashkuara që u kthye në vendlindje duke u shndërrua në protagonistin e revolucionit të ”trëndafilave” të vitit 2003, që mbylli ndikimin sovjetik në atë vend, duke detyruar tërheqjen e presidentit Eduard Shevardnadze, që e kishte drejtuar vendin nga vitet ’70.

Por vitet e pushtetit të Saakashvilit, me qasje pro perëndimore dhe pro NATO, u karakterizuan jo vetëm nga sulmi ushtarak rus në verën e vitit 2008, gjatë lojërave olimpike, por edhe nga akuzat për abuzim me pushtetin.

Me mbarimin e mandatit ne 2013, Saakashvili bëri sërish bujë në opinionin publik sepse mori nënshtetësinë ukrainase dhe dy vite më vonë u emërua guvernator i Odesës, një karrierë ndoshta unikale në histori.

Në konflikt me presidentin ukrainas të atëhershëm Poroshenko, ai fillimisht u rikthye në Nju Jork, dhe më pas u rikthye i ftuar nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili paradoksalisht po përjeton dinamika të ngjashme me të, të paktën në lidhje me Moskën.

Zelensky i dha atij një vend prestigjioz si kreu i Këshillit Kombëtar për Reformat, por një vit më pas gjeorgjiani vendosi të rikthehej në Tbilisi, ku u arrestua në tetorin e vitit 2021 me akuzën e abuzimit me pushtetin, i dënuar me 6 vite burg.

Tashmë gjendja shëndetësore e 54-vjeçarit duket kritike, me analiza të kryera nga ekspertë amerikanë që pohojnë se në gjakun e tij janë gjetur sasi të mëdha arseniku dhe merkuri, ndërkohë që ka akuza se autoritetet gjeorgjiane nuk po bëjnë atë që duhet për ta shëruar. Apeli ndaj presidentit Macron, i shkruar në frëngjisht me një kaligrafi që dëshmon gjendjen e tij të vështirë, arriti dorazi një gazetareje të së përditshmes Le Monde. Në fillim të letrës, tre germa, SOS.

/a.r

Next Post
Ambasadori britanik: Disa kriminelë po përdorin protesën e shqiptarëve për të pastruar imazhin e tyre

Ambasadori britanik: Disa kriminelë po përdorin protesën e shqiptarëve për të pastruar imazhin e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

October 21, 2026
Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

October 21, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Rektorati, pedagogët dhe hija e politikës kur universiteti bëhet skenë opozitare

October 21, 2026
Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

October 21, 2026
E bija e aktores Angelina Jolie tërheq vëmendjen në rrugët e Los Angeles, ngjashmëria me të ëmën bie në sy

E bija e aktores Angelina Jolie tërheq vëmendjen në rrugët e Los Angeles, ngjashmëria me të ëmën bie në sy

October 21, 2026
U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

October 21, 2026
Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

October 21, 2026
Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

October 21, 2026
VIDEO/ Berisha i bashkohet Interancionales Marksiste dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e “Antifa”-s më 24 tetor!

VIDEO/ Berisha i bashkohet Interancionales Marksiste dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e “Antifa”-s më 24 tetor!

October 21, 2026
Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In