• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jala, “streha” e fundit e LSI-së

by Artur Ajazi
24/08/2021 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka hapur sërish pas një periudhe pushimi, kampin e saj për “të rinjtë e së ardhmes” në Jalë. Duket sikur Jala, mbetet “streha” e fundit e lësëistëve, e atyre që pasi humbën terren në politikë duke parë me sytë e tyre rrënimin e një partie biznesi,i rikthehen buzëplasur kampingut të rinisë. Kujt rinie, sepse me sa di unë, nuk ka mbetur këmbë anëtari pothuajse në gjithë vendit tek ajo parti, sidomos pas 25 Prillit 2021. Por pavarsisht disfatave dhe bllofeve, nga aleanca me Partinë Demokratike,tek fushata më skandaloze elektorale, nga humbja e parashikuar tek përpjekja e dështuar e Monikës dhe Ilirit për të “ringritur zemrat e thyera”, duket se Jala mbetet oazi i fundit. Mbetet si një pikëtakimi mes atyre që kanë mbetur akoma në LSI-në e Ilirit (nga më të paguarit dhe jo më të besuarit), dhe ndonjë grupimi të “rinjsh” që nuk kanë ç’të humbasin tjetër, veç disa ditëve të gëzueshme pushimi në Jug.

Afrimi i Shtatorit dhe hapjes së Parlamentit të ri, do ta shpjerë partinë e Ilirit në kufinjtë e shpërbërjes. Lulzim Basha nuk ka ndërmënd të “fjaloset” asnjë minutë të vetme me Monikën në sallën e ligjvënësve, dhe as nuk kërkon mbështetje opozitare nga 4 deputetët e saj. lSI-ja mbetet pas 25 Prillit 2021 partia e mbetur rrugëve, pasi gjithë dyert  u janë mbyllur si brënda dhe jashtë vendit. Siç u krijua qysh ditën e parë, ashtu edhe tani, LSI-ja mbijeton falë financave me të cilat josh dhe afron të vjetrit dhe të rinjtë e saj. Zoti Vasili u kujtoi të “rinjve” të asaj partie në Jalë se “duhet të karikohemi për muajt që na presin, për të bërë opozitë ndaj kësaj qeverie ashtu siç e kemi bërë prej 2008”. Natyrisht që kjo është gjuha që duhet përdorur pas dështimeve, pas largimeve dhe rrënimit që ajo parti pësoi sidomos pas afrimeve dhe largimeve të shpeshta me pushtetin. Por cilën të ardhme premton Monika për të rinjtë, kur në tapetin politiko-elektoral ajo parti thuajse u shua fare? Cilën opozitë kërkon të premtojë dhe të bëjë Monika në Parlament, kur dihet qysh tani se, për 4 deputetët e saj nuk ka nevojë më as Lulzim Basha?

Cilën të ardhme kërkojnë Monika dhe Vasili të marrin në dorë, kur partia ka vajtur në derexhenë e fundit ? Por Jala patjetër duhej bërë, patjetër Jala duhej të mbushej edhe këtë vit me “të rinjtë e së ardhmes”, ku me bindje të plotë e them se, 90 per qind e tyre kanë votuar në 25 Prill Edi Ramën.Dorëheqja, apo dhe largimi nga Presidenca, pas skandaleve  të gjuhës politike (duke mos përmendur ato korruptive)  do të ishte “kapak floriri” për Ilir Metën. Ndoshta marrja me partinë, shkrirja dhe rithemelimi i saj nga e para, duhej të ishin eglendisjet e tij, pas shfaqjeve skandaloze që bëri para dhe pas 25 Prillit para shqiptarëve. Megjithatë, Jala mbetet “streha dhe dashuria” e fundit e LSI-së, si një nostalgji e ditëve të dikurshme të  pushtetit, prej të cilit abuzuan dhe fituan shumë para, me të cilat po mundohen të mbajnë me paterica partinë e tyre Iliri dhe Monika.

Next Post
VIDEO/ Veliaj dhe Rama në kantierin më të madh të rindërtimit në kryeqytet: Në fund të vitit pret 300 familjet e para

VIDEO/ Veliaj dhe Rama në kantierin më të madh të rindërtimit në kryeqytet: Në fund të vitit pret 300 familjet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In