• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jahti i Titos në Kroaci do të kthehet në muze

by Java News
17/01/2018 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kroatet me ne fund marrin vendimin per ta kthyer ne muze jahtin e Titos.

Nga historia dihet se aty janë negociuar edhe marrëveshje ndërkombëtare, po ashtu Elizabeth Taylor dhe Sophia Loren kanë lundruar me të. Jahti “Galeb”, simbol i Jugosllavisë së Titos para se të ndryshkej në një port, autoritetet kroate vendosen qe tashmë ai të nisë një jetë të re si muze, pasi të rinovohet.

Pas vdekjes, në vitin 1980, të Josip Broz Titos, jahti u la të degradohej në portin e Rijekës, ndërsa federata jugosllave po shpërbëhej çka çoi në një sërë konfliktesh të përgjakshme. Në vitin 2009, bashkia e bleu në ankand këtë anije prej 117 metrash, që ishte sekuestruar për shkak të borxheve të pronarit të saj grek. “Objektivi është tashmë për ta kthyer në muze dhe në një atraksion të rëndësishëm në 2020 kur ky port i Adriatikut do të kthehet në kryeqytetin evropian të kulturës”, theksoi kryetari social-demokrat i Bashkisë, Vojko Obersnel, shkruan KP.

Një projekt i tillë është burim polemikash në një Kroaci ku konservatorët janë në pushtet dhe ku Tito cilësuar si një anti-kroat, është më i diskutuar se ish-drejtuesit e tjerë të mëparshëm të Jugosllavisë.

Nëse roli i tij në luftën kundër nazizmit nuk lë vend për dyshime, kundërshtarët e tij dënojnë diktaturën dhe kultin e personalitetit që vendosi.

Në shtator, nën presionin e nacionalistëve, Zagrebi e riquajti sheshin e tij “Tito”, një prej shesheve kryesore të kryeqytetit.

“Ideja me këtë anije nuk është të shfaqim lavditë e Titos, por të tregojmë historinë e Jugosllavisë dhe Kroacisë”, theksoi Vojko Obersnel.

Në bordin e saj, lideri jugosllav shkoi në vitin 1953 nëpërmjet lumit Tamiz deri në Londër për të takuar Ëinston Churchill, vizita e parë zyrtare në Britani e një presidenti komunist.

“Ka qenë pikërisht ‘Galeb’ ku janë organizuar diskutimet më të rëndësishme që i paraprinë lindjes së Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara (MNA)”, thekson Kristina Pavec, kuratore e muzeut bashkiak të Rijekës, e cila mbikëqyr projektin.

Ky forum politik, ku Tito ishte një prej iniciatorëve me Nehrunë (Indi), Soekarnon (Indonezi), Nasserin (Egjipt) dhe Nkrumahun (Gana), u krijua në vitin 1961 nga vendet që kërkonin të dilnin nga përballja e blloqeve Lindje-Perëndim nga Lufta e Ftohtë.

“Apartamentet e rezervuara për Titon dhe bashkëshorten e tij, Jovanka janë pjesët më të mirëmbajtura të anijes”, thekson Kristina Pavec.

Qyteti ka parashikuar një buxhet prej 40 milionë kunash (5,4 milionë euro), financuar në sajë të fondeve kulturore evropiane, për ta bërë “Galeb”-in një muze të historisë jugosllave, të pajisur me një hotel dhe një restorant. (b.an)

Next Post
Nesër zhvillohen zgjedhjet presidenciale në UEFA

Gara për kreun e FSHF, UEFA: Po e ndjekim nga afër zhvillimin e fushatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In