• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jahtet, kroçerat, motorët e ujit dhe peshkimi/ Çfarë parashikon ligji i ri për aktivitetin turistik detar

by Java News
19/02/2020 07:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka vendosur të rregullojë me një ligj të veçantë atë që quhet turizëm detar duke përfshirë këtu të gjithë mjetet lundruese apo ato të argëtimit që përdoren në funksion të këtij sektori. Në një projektligj të nxjerrë për konsultim Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nënvizohet se “aktivitetet e turizmit detar”, janë veprimtaritë që ushtrohen në ujërat e brendshme të lundrueshme të tilla si lundrimi për zbavitje, Serf, Zhytje çlodhëse, windsurf, ski në ujë, wake board, motor uji, peshkim për turizëm.

Këto aktiviteteve turistike detare sipas ligjit kryhen nëpërmjet mjeteve të lundrimit për zbavitje, të cilat lundrojnë dhe parkojnë/ankorojnë në ujërat e brendshme, të lundrueshme, mund të jenë: a) lundrimi për zbavitje në ujerat e brendshme, të lundrueshme; b)peshkim për turizëm, peshkim nën ujë dhe zhytje çlodhëse, duke mbajtur një distancë më të madhe se 500 m nga plazhet e frekuentuara nga notarët, si dhe të paktën 100 metra nga rrjetat e peshkimit të peshkatarëve profesionistë; b) aktivitete të tjera ujore, si windsurf, ski në ujë, wake board, motor uji, etj., duke mbajtur një distancë prej të paktën: i) 300 metra nga plazhet e frekuentuara nga notarët; ii) 100 metra nga mjetet fryrëse që sinjalizojnë praninë e zhytësve në skuba dhe iii) 200 metra nga impiantet fikse, nga rrjetat dhe nga impiantet e akuakulturës c) kitesurfing, e cila kryhet në një distancë mbi 150 metrash nga bregu.

Për mjetet lundruese drafti parashikon që ato duhet të jenë të regjistruara dhe me licencat përkatëse ndërkohë që duhet të jenë më të reja se 15 vjet, të kenë rinovuar certifikatën e përshtatshmërisë çdo vit si dhe të kenë policën e sigurimit, brenda periudhës së vlefshmërisë dhe që garanton jetën, shëndetin e klientëve si edhe përgjegjësinë për dëmet që mund t’u shkaktohen të tretëve.

Çfarë parashikohet për jahtet

Në varësi të regjimeve juridike të përshtatshme, jahtet ndahen në: jaht për veprimtari fitimprurëse, i cili është një jaht i destinuar për dhënie me qira me ekuipazh ose pa të dhe jahti për nevoja personale të individëve vendas ose të huaj, i cili është në pronësi të tyre, dhe nuk përdoret për veprimtari fitimprurëse.

Operatorët të turizmit detar të cilët përdorin jahte për veprimtari fitimprurëse, duhet të regjistrohen dhe licencohen në Shqipëri, në përputhje me kërkesat e këtij ligji. Në rastin kur jahtin e përdor për veprimtari fitimprurëse, ka detyrimin ta regjistrojë në regjistrin detar, në përputhje me dispozitat e Kodit Detar, përpara dhënies me qira apo në përdorim në një nga format e kontratave të çartërimit “Bareboat” apo “Çarter me kohë”.

Çfarë parashikohet për kroçerat

Krociera mund të përdoret brenda vendit vetëm kur është e regjistruar në regjistrin detar shqiptar dhe është në pronësi/ përdorim të operatorëve të turizmit detar, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Krocierat e huaja, mund të hyjnë në ujërat e brendshme, të lundrueshme në përputhje me parashikimet e Kodit Detar dhe pasi të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) të jenë pajisur me autorizim sipas procedurave të parashikuara në këtë ligj, në rastin kur krocera nuk ka qëllim zbarkimin e klientëve për qëllime turistike në tokë, dhe

b) të jenë pajisur me autorizim dhe të ketë kontratë të lidhur me operatorin turistik shqiptar ose udhërrëfyesin e certifikuar për ofrimin e shërbimit turistik, në rastin kur kanë qëllim zbarkimin e klientëve për qëllime turistike në tokë

Drafti parashikon gjithashtu një listë të gjatë me kritere që duhet të plotësohen nga subjektet që hyjnë në ujërat shqiptare si dhe për shfrytëzimin e porteve e pontileve. Ndër të tjera parashikohet dhënia me qira e stacioneve sezonalë të ankorimit të mjeteve lundruese me një afat 15 vite. /Monitor/

Next Post
Meta dorëzoi në SPAK prova të reja, Dvorani i kërkon Kuvendit ta “qetësojë” Presidentin

Meta dorëzoi në SPAK prova të reja, Dvorani i kërkon Kuvendit ta “qetësojë” Presidentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

July 7, 2026
Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

July 7, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

July 7, 2026
“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

July 7, 2026
Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

July 7, 2026
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

July 7, 2026
“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

July 7, 2026
Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

July 7, 2026
“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

July 7, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In