Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë ka falënderuar popullin shqiptar për gjithë ndihmën që i ka dhënë Kosovës.
Sipas Jahjagës Shqipëria ka ndihmuar shqiptarët e Kosovës që të realizojnë ëndrrën e tyre për pavarësi.
Presidentja e vendit nuk ka lënë pa përmendur kohën kur ishte fëmijë ka kërkuar valët e TVSh-së që sipas saj donin ta njihnin Shqipërinë por të dëgjoje këto valë ishte e rrezikshme.
“Njohja e parë ndodhi në kohët më të errëta në kohën kur u detyruam që t’ia kthejmë shpinën atdheut. Dyert e juaja u hapën për ne në kohën më të vështirë”, tha Jahjaga.
Edhe pas luftës sipas saj Kosova e ka gjetur veten të mbështetur tek Shqipëria që Kosova të bëhet zot i vetes.
“Pa Shqipërinë Kosova nuk do të ishte ajo që është sot, as Shqipëria pa Kosovën nuk do ishte e tillë”, tha Jahjaga.









