• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Jahjaga: Kosova shembull në luftën ndaj terrorizmit

by
04/06/2015 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim gjeneral John Allen, i dërguar special presidencial në koalicionin global kundër ISIS-it, ku bën pjesë edhe Kosova.

Gjatë takimit Jahjaga e njohu Allen me veprimet e ndërmarra nga institucionet e Kosovës dhe mekanizmat e sigurisë për të parandaluar dhe për t’u përballur me kërcënimin terrorist global që paraqet ISIS-i dhe grupet tjera eterroriste të lidhura me të, përfshirë masat e sigurisë dhe ato legjislative të vendosura për të pamundësuar aktivitetet, organizimin dhe çfarëdo veprimtarie radikale e ekstremiste në Kosovë.

Presidentja Jahjaga theksoi se veprimet e hershme të institucioneve të Kosovës e kanë shndërruar Kosovën në shembull për luften ndaj këtij fenomeni dhe sfide të sigurisë.
Jahjaga shprehu vendosmërinë dhe nënvizoi përpjekjet konkrete të institucioneve të Kosovës që vendi ynë asnjëherë të mos bëhet strehë e grupeve terroriste apo burim i ekstremizmit.

Ajo theksoi domosdoshmërinë për bashkërendim të veprimeve dhe bashkëpunim të afërt ndërmjet shte teve të rajonit me qëllim të luftimit të dukurive që po kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e vendit, të rajonit dhe më gjerë.

Jahjaga po ashtu u përkushtua që institucionet e Kosovës të punojnë intensivisht në zbatimin e rekomandimeve që dalin nga aktivitete të ndryshme të koalicionit global kundër ISIS-it që ndërlidhen me procesin e parandalimit dhe rehabilitimit.

Allen vlerësoi anëtarësimin e Kosovës në koalicionin global në luftën kundër ISIS-it dhe pjesëmarrjen e saj në Grupin Punues të Koalicionit për shpërndarjen e mesazheve të kundërta.

Gjenerali Allen dhe Presidentja e Kosovës u pajtuan rreth rëndësisë së shkëmbimit të të dhënave dhe të informacioneve për të ndihmuar në ndalimin e valës së luftëtarëve të huaj dhe i diskutuan një varg mënyrash se si mund të zgjerohet dhe thellohet përqasja ndaj komuniteteve që mund të rrezikohen nga radikalizmi./Kosovapress

Next Post

Foto/ Besa joshëse në videoklipin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In