UNMIK-ut po i bie dukshëm popullariteti. Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, është e prerë në qëndrimin e saj se e gjitha që mund të bëjë UNMIK-u në Kosovë është ta përmbyll misionin që kishte. Sipas saj, miratimi i Rezolutës për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk ka efekt tek fuqizimi i UNMIK-ut.