Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në ceremoninë e organizuar për nder të 8-vjetorit të pavarësisë tha se kjo është dita më e shënuar e historisë së Kosovës, që e përmbledh sakrificën e gjeneratave të tëra për një shtet.
Ajo tha se kjo është dita e qytetarëve të Kosovës, e amanetit të gjeneratave të tëra që kanë sakrifikuar.
Jahjaga tha se Kosova sot, është një demokraci ende e papërfunduar dhe e sfiduar.
“Sot është një ditë feste, e të gjithë atyre që e shohin atdhe të tyre”, tha Jahjaga.
Presidentja e vendit, foli edhe për FSK-në, duke e quajtur e ardhmja e Kosovës.
Telegrafi