• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Jahjaga dekoron Tahir Zemajn, heroin problematik të luftës

by Java News
15/12/2015 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka akorduar të martën dekoratën Urdhri “Hero i Kosovës”, për kolonelin Tahir Zemaj. Zemaj, një nga figurat kyçe të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, ishte vrarë në një atentat në janar të vitit 2003. Vrasja e tij nuk është zbuluar asnjëherë. Dy krahët luftës, UÇK dhe ajo që njihet si FARK kanë dallime të mëdha për figurën e tij. Njeriu që njihet në opinion si simbol i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, kolonelin nga Deçani e kishte akuzuar për trafik droge.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka ndarë dekoratën për Komandantin Tahir Zemaj, njërin nga njerëzit kyç të atyre që njihen si Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës të themeluara nga Qeveria e Kosovës në ekzil.

Për këtë dekoratë kanë njoftuar familjarët e Tahir Zemajt, i cili ishte vrarë në një atentat në vitin 2003. Vrasja e tij nuk është zbuluar asnjëherë.  Bashkë me Zemajn ishte vrarë edhe i biri dhe nipi i tij. “Presidentja e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga bëri ndarjen e dekoratave për komandantin dhe strategun e betejës së Loxhës, kolonel Tahir Zemajn, me Urdhrin ‘Hero i Kosovës’ si dhe për dëshmorët Enver Alaj dhe Lumni Surdulli me ‘Medaljen e Artë të Pavarësisë’, në bazë të vendimit të ish-Presidentit Fatmir Sejdiu i marrë me rastin 12 vjetorit të betejës së Lavdishme të Loxhës .15/12/2015 Prishtinë” ka shkruar në Facebook deputeti i LDK’së Armend Zemaj.

Më 2002, Zemaj kishte dëshmuar në procesin gjyqësor kundër pesë ushtarakëve të lartë të ish UÇK-së të cilët ishin burgosur për rrëmbim dhe vrasjen e katër pjesëtarëve të FARK-ut.

Për njerëzit e afërt me Lidhjen Demokratike, Tahir Zemaj konsiderohet si njëri nga njerëzit kyc të luftës, sidomos në atë që njihet Betejë e Loxhës. Ndërkohë që kundërshtarët që kryesisht janë përkrahës të krahur tjetër të luftës konsiderojnë se Zemaj pikërisht në këtë betejë ka dezertuar. Për figurën e tij është shprehur edhe veprimtari Adem Demaçi i cili kolonelin nga Deçani, ushtarak karriere në APJ,  e kishte akuzuar si trafikant të drogës.

Next Post

Ja disa faktorë që po ju shkurtojnë jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In