• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Jahjaga: Bajrami e gjen Kosovën në rrugën euroatlantike

by Java News
23/09/2015 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e Ditës së Kurban Bajramit, ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët myslimane.

Presidentja Jahjaga në mesazhin e urimit në statusin e saj Facebook pasditen e së mërkurës, shprehet se “I nderuari Myfti Tërnava, Juve, të gjithë besimtarëve myslimanë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju uroj Kurban Bajramin, këtë festë të mirëkuptimit, harmonisë në familje dhe shtrirjes së dorës së solidaritetit ndërmjet njerëzve”.

Në vijim të mesazhit, Presidentja e Kosovës, Jahjaga, shprehet se “Në këtë ditë të veçantë, uroj që të gjithë besimtarët myslimanë, në begati dhe në harmoni, të festojnë me familjarët, miqtë dhe me më të dashurit e tyre. Uroj që në secilën familje të ketë shëndet, mirëqenie dhe gëzim.Të shtrijmë dorën e ndihmës dhe të solidaritetit për të gjithë ata që kanë nevojë dhe me krenari të vazhdojmë ta kultivojmë traditën e tolerancës dhe të respektit për qytetarët tanë të besimeve dhe kulturave të ndryshme, si një ndër vlerat me të çmuara të shoqërisë sonë”.

“Republika e Kosovës është përcaktuar për ndërtimin e të ardhmes euroatlantike, si pjesë e familjes së shteteve të lira dhe demokratike ku respektohen të drejtat dhe liritë e secilit qytetarë pa dallim. Kjo festë e Kurban Bajramit, të na shërbejë si një mundësi për të reflektuar për punën dhe sukseset që kemi arritur si individë dhe si shoqëri në realizimin e këtij synimi.Sot me respekt të veçantë, t’i kujtojmë të gjithë ata që u angazhuan dhe sakrifikuan që ne sot të jemi pjesë e popujve të lirë”, përfundon mesazhin e saj Jahjaga.

Next Post

Prit kuponin dhe bërtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com