• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Jacques Attali në podcast-in e Ditmir Bushatit: Kina ka nevojë për paqe në rajon sepse…

by A M
23/06/2023 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jacques Attali, ishte i ftuari i “Public Square” nga Ditmir Bushati. Libri i fundit i Attali ku parashikon 50 vitet e ardhshme, por edhe përvoja si një mendje e bukur për tema të ndryshme, nga politika tek mjedisi, ai flet me Ditmir Bushatin për fenomene që na interesojne të gjithëve, nga Inteligjenca artificiale, tek ekonomia e jetës, pasojat e luftës në Ukrainë, dhe një parashikim interesant për të ardhmen e Shba, Kinës, Europës, si superfuqi.

Attali ka një shpjegim të veçantë rreth luftës së Rusisë në Ukrainë: “Ajo që po ndodh është me rëndësi të madhe për Ukrainën në skenën gjeopolitike. Ukraina është furnizuese e grurit, duke ushqyer Egjiptin dhe shumë shtete të tjera afrikane. Por jo shumë njerëz e dinë se Ukraina prodhon 80% të misrit, çka është shumë i rëndësishëm për Kinën. Meqë ra fjala, kjo është arsyeja pse Kina ka nevojë për paqe në rajon, pasi misri është i rëndësishëm për derrat, që përbëjnë ushqimin kryesor në Kinë. Rrjedhimisht, kuptojmë se Ukraina nuk është një shtet dosido, por një shtet kyç i politikës ushqimore globale, e cila, siç e dimë të gjithë, është gjithmonë bazë për sigurinë”, thotë ai.

Jacques Attali, mendon se kjo krizë në lindje të Europës duhet t’i bëjë europianët të kuptojnë një gjë kryesore: nevojën për investime në fushën e mbrojtjes. Ndërsa interesant është parashikimi i tij për atë që do të jetë superfuqia botërore. “Po hyjmë në një botë ku nuk ka asnjë superfuqi, saktësisht si në fund të Perandorisë Romake, ku nuk kishte asnjë tjetër ose në shekullin e shtatë, që nuk ishte periudhë dekadence apo barbarizmi, siç është thënë gjithmonë, por një periudhë lulëzimi me shumë diversitet. Pra këtu mund të futemi në një periudhë ku tregu do të jetë më i fortë se politikanët, kompanitë vërtet do të udhëheqin botën, e cila do të jetë në një periudhë kaotike. Nuk do të ketë një G7, nuk do të ketë një G20, nuk do të ketë një G2, por do të ketë një G zero. Kjo të bën të mendosh se Europa ka përgjegjësinë e saj për herë të parë në histori që të bëhet një superfuqi”, thekson ai.

Jacques Attali u ndal dhe në nismën e Komunitetit Politik Europian nga Presidenti Macron, një ide origjinale që u parashtrua nga Presidenti Mitterrand, ku ai ka qenë edhe Këshilltar i tij në atë kohë.
Ai beson se kjo është një ide e mirë, gjithmonë nëse s’do të ketë fatin e së parës dhe nëse s’do të bëhen gabimet e së parës. “Amerikanët bënë të pamundurën për ta “vrarë” këtë nismë. Ata nuk dëshironin një Europë politike të fortë dhe as një Rusi demokratike brenda Europës”, Jacques Attali u shpreh se Europa përballet me tri sfida. “Tri sfidat kryesore të së nesërmes janë: ndryshimet klimaterike; rreziqet e luftërave dhe diktaturës; dhe rreziku i artificializimit tëne jetës dhe jo inteligjenca artificiale. Attali thotë “nuk kam frikë nga inteligjenca artificiale por nga artificializimi i qënies njerëzore”.

Sipas Jacques Attali, “E gjithë bota do të përballet me këtë në mes të një periudhe ku Kina do të ketë dështuar të jetë numri një në botë, ku SHBA-të do të jenë më të dobëta se asnjëherë, ku India do të ketë zhvillim të madh, ku Afrika do të jetë kontinenti numër një në botë për sa i takon popullsisë. Nëse ne nuk arrijmë të shkojmë drejt ekonomisë së jetës atëherë klima do të jetë më shumë se katër gradë më e lartë, temperatura do të jetë katër gradë më e lartë sesa sot, dhe ndoshta gjysma e njerëzimit do të ndjehet si në ferr dhe do të zhvendoset. Kjo është arsyeja që duhet ta shmangim këtë në të ardhmen dhe të lëvizim sa më shpejt që të jetë e mundur në drejtim të ekonomisë së jetës. Dhe nëse e bëjmë këtë në Europë, mund të bëhemi udhëheqës të botës”.

Kush është Jacques Attali
Jacques Attali është intelektual, shkrimtar, futurolog, këshilltar i posaçëm i ish-presidentit francez, François Mitterrand, drejtuesi i parë i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe aktualisht mes shumë angazhimesh të tjera, president i fondacionit “Positive Planet”. Public Square është podcast nga Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm, që trajton tema të aktualitetit.

 

Next Post
Gazetari: Basha mund të përfitojë, Berishën nuk e duan shqiptarët

Gazetari: Basha mund të përfitojë, Berishën nuk e duan shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In