• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Jack Teixeira: Çfarë dimë për të riun që dyshohet se nxori dokumentet sekrete të Pentagonit

by A R
14/04/2023 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jack Douglas Teixeira, anëtar i Gardës Kombëtare, është i dyshuari kryesor i autoriteteve amerikane për rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit,

21-vjeçari kalonte një pjesë të mirë të kohës së tij në një grup online, ku flitej e postohej kryesisht për video-lojëra, Zota, armë, meme- dhe dokumente top sekrete amerikane

Platforma online ky i riu dyshohet se i postoi dokumentet quhet Thug Shaker Central, në Discord, një platformë e mediave sociale e njohur mes të apasionuarve me video-lojërat online, ku njihej me nofkën “OG”.

Tashmë, mbi Teixeira-n rëndojnë akuza për spiunazh. 21-vjeçari, sipas BBC, ka mbaruar shkollën e mesme në 2020, në vendin e tij të lindjes Dighton verior, Massachusetts. Një vit më parë, ai iu bashkua Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts, që është rezervë e Forcave Ajrore të SHBA, duke u anëtarësuar në Krahun e 102-të të Inteligjencës.

Teixeira u gradua korrikun e kaluar në “Airman 1-st Class”, një pozicion relativisht i ri, dhe ishte i vendosur në bazën e Gardës Kombëtare Ajrore Otis në Cape Cod.

Sipas të dhënave nga shërbimi, titulli i tij zyrtar është mjeshtër i Sistemeve të Transportit Kibernetik.

Faqja zyrtare e Forcave Ajrore vë në dukje se personeli i caktuar në punët e Sistemeve të Transportit Kibernetik është përgjegjës për funksionimin e rrjetit global të komunikimit të Forcave Ajrore.

Familja e tij thuhet se është marrë kryesisht me shërbim ushtarak. Njerku i tij doli në pension pas 34 vitesh shërbimi, sipas Washington Post. Posti i tij e fundit ishte, mjeshtër rreshter nga njësia e 21-vjeçart, njësia 102 e inteligjencës.

Nëna e tij ka punuar më parë në organizata jofitimprurëse të përqendruara te veteranët, si dhe në Departamentin e Shërbimeve të Veteranëve në Massachusetts, sipas të dhënave publike të marra nga LinkedIn, të cituara nga mediat amerikane.

Ajo çdo vit postonte foto të familjes për Ditën e Veteranëve. Foto të tjera në mediat sociale thuhet se tregojnë Teixeira-n me dy qentë e familjes.

Ai thuhet se njihej si drejtuesi i një chatroom-i të krijuar në vitin 2020. Thug Shaker Central përfshinte afërsisht 20 deri në 30 anëtarë, kryesisht të rinj, nga vende të ndryshme.

Një anëtar i grupit ka thënë për mediat se Jack ishte një i ri karizmatik që i pëlqenin armët. Anëtarë të tjerë i thanë mediave amerikane se Teixeira ishte më i madh se shumica e grupit dhe dukej i etur për t’u bërë përshtypje.

Njëri i tha New York Times: “Ai ishte miti. Dhe ai ishte legjenda. Të gjithë e respektonin këtë djalë.”

/a.r

Next Post
Kufijtë detarë me Greqinë, Dendias: Brenda këtij viti do të kemi zhvillime

Kufijtë detarë me Greqinë, Dendias: Brenda këtij viti do të kemi zhvillime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In