• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja zgjidhja e situatës në Shkodër, neni 161 i kodit zgjedhor anashkalon Metën

by Java News
17/08/2019 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza në Shkodër mund të zgjidhet shumë lehtë nga maxhoranca përmes respektimit të nenit 161 të Kodit Zgjedhor dhe duke nxjerrë jashtë loje presidentin Meta.

Ky nen parashikon qartë se çfarë ndodh në rast të përsëritjes së zgjedhjeve dhe bazuar në pikën 6 të tij thuhet qartë se është KQZ ajo që vendos të përsërisë zgjedhjet dhe të vendosë për datën e zhvillimit të tyre jo më vonë se 4 javë nga marrja e vendimit.

“Zgjedhjet e shpallura të pavlefshme dhe për të cilat KQZ-ja ka vendosur përsëritjen, sipas këtij neni, përsëriten në një ditë të vetme për të gjitha zonat zgjedhore ku është vendosur përsëritja e tyre. Vendimi për caktimin e datës për përsëritjen e zgjedhjeve merret nga KQZ-ja me përfundimin e procedurave ankimore, sipas kësaj pjese ose me kalimin e afateve ligjore të ankimit, të përcaktuara në këtë pjesë. Përsëritja e zgjedhjeve zhvillohet jo më vonë se 4 javë nga data e vendimit”, shkruhet në Kodin Zgjedhor.

Pikërisht kjo dispozitë ligjore nxjerr jasht loje presidentin Meta i cili të premten deklaroi se nuk do të dekretojë datë tjetër zgjedhjesh përveç 13 tetorit, duke synuar të mbante në ngërç bashkinë e Shkodrës.

Për më tepër Meta tha se në krye të bashkisë së Shkodrës duhet të vazhdojë të qëndrojë Voltana Ademi, mandati i së cilës përfundon më 20 gusht, ndërsa përmendi ligjin për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor.

Realstory bëri një kontroll të fakteve dhe iu referua pikërisht këtij ligji që përmendi edhe presidenti. Dhe referuar nenit 61 të këtij ligji bashkinë e Shkodrës e drejton zëvendëskryetari ose një nga zëvendëskryetarët që zgjidhet nga Këshilli i Bashkiak dhe kryetari aktual i bashkisë nuk qëndron në detyrë përtej mandatit, sikurse pretendon Meta.

“Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë. Në rastet kur ka më shumë se një zëvendëskryetar bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, cakton një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri”, shkruhet në ligj.

Pra zgjidhja për Shkodrën është shumë pranë. Këshilli Bashkiak konstituohet të hënën dhe të hënën zgjedh një nga zëvendës kryetarët që të drejtojë bashkinë deri në përsëritjen e zgjedhjeve. Data e zgjedhjeve përcaktohet nga KQZ dhe këtu merr fund përpjekja e Metës për të vazhduar krizën në Shkodër. (Realstory) /l.m

Next Post
Targë me emrin e tij, reagon kryeministri Rama: Ja si qëndron e vërteta

Targë me emrin e tij, reagon kryeministri Rama: Ja si qëndron e vërteta

Comments 1

  1. Lili says:
    7 years ago

    Zhdukeni nga politica vrasesin Ilir Metà.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Na ktheni të korruptuarit e vjetër!

April 14, 2026
“Duhet të jemi ushtria më e fortë në rajon!” Vuçiç: Jemi të vetmit në Ballkan me neutralitet ushtarak

“Duhet të jemi ushtria më e fortë në rajon!” Vuçiç: Jemi të vetmit në Ballkan me neutralitet ushtarak

April 14, 2026
Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të New York-ut: Shpejt do të mësojmë edhe gjuhën

Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të New York-ut: Shpejt do të mësojmë edhe gjuhën

April 14, 2026
Zjarri që “përpiu” pallatin dyshohet se nisi nga marketi në katin e parë

Zjarri që “përpiu” pallatin dyshohet se nisi nga marketi në katin e parë

April 14, 2026
Zjarri në pallatin te ‘Farmacia 10’ në Tiranë, QSUT në alarm, Urgjenca dhe Djegie Plastika në gjendje gatishmërie

Zjarri në pallatin te ‘Farmacia 10’ në Tiranë, QSUT në alarm, Urgjenca dhe Djegie Plastika në gjendje gatishmërie

April 14, 2026
Pse flakët u përhapën me shpejtësi? Inxhinieri: Materiali kapot ‘i vë flakën’ tërë Tiranës, vetëm shkuma fik zjarrin

Pse flakët u përhapën me shpejtësi? Inxhinieri: Materiali kapot ‘i vë flakën’ tërë Tiranës, vetëm shkuma fik zjarrin

April 14, 2026
U shpallën fajtorë për nxitje të përçarjes, Gjykata dënon me nga 1.5 vjet burg zëdhënësin e qeverisë dhe deputetin e VV

U shpallën fajtorë për nxitje të përçarjes, Gjykata dënon me nga 1.5 vjet burg zëdhënësin e qeverisë dhe deputetin e VV

April 14, 2026
Zjarri pranë QSUT-së, Hita: Po grumbullojmë gjithë provat e nevojshme për shkaqet, repartet e FNSH dhe RENEA në terren

Zjarri pranë QSUT-së, Hita: Po grumbullojmë gjithë provat e nevojshme për shkaqet, repartet e FNSH dhe RENEA në terren

April 14, 2026
Zjarri në Tiranë, reagon Ministria e Mbrojtjes: Janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe personel në terren

Zjarri në Tiranë, reagon Ministria e Mbrojtjes: Janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe personel në terren

April 14, 2026
“Në ndihmë zjarrfikës nga Vora, Kamza e ushtria”, Cara: Flakët kanë përfshirë gjithë seksion verilindor

“Në ndihmë zjarrfikës nga Vora, Kamza e ushtria”, Cara: Flakët kanë përfshirë gjithë seksion verilindor

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In