• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja vlera e superyjeve të Francës që nuk luajnë në Rusia 2018

by Java News
19/05/2018 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i Francës Didier Deschamps ka lënë emra superyje në shtëpi për Botërorin Rusia 2018. Disa lojtarë ishin të pafat për shkak të lëndimeve si Laurent Koscielny, megjithatë disa të tjerë ishin viktima për shkak të talenteve të shumtë të Francës. Sportsmail ka mbledhur vlerën e këtyre lojtarëve në total e që nuk do të luajnë në Botëror. Menaxheri i Francës Didier Deschamps publikojë listën finale më 23 lojtarë që do të marr pjesë në Botërorin Rusia 2018 të enjten, në të cilën ishin përfshirë yje si Paul Pogba, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe.

Megjithatë, aty nuk ishin disa nga emra më të njohur të futbollit, të cilët kanë talent të jashtëzakonshëm.Ky është formacioni 4-2-3-1 me këta superyje të Francës që nuk do ti shohim në Botëror këtë vit.

Portierë: Benoit Costil (transferë i lirë për herë të fundit)

Në listën rezervë të Deschamps, portieri i Bordeaux mungon për shkak të portierit të parë si Hugo Lloris i Tottenham që do jetë zgjedhja e parë me Alphonse Areola dhe Steve Mandanda si rezervë. Costil është njëri prej portierëve më të mirë në Ligue 1 dhe ka pasur 9 ndeshje pa pësuar gol këtë sezon.

Mbrojtës i djathtë: Mathieu Debuchy (transferimi i lirë)

Arsenali ja humbi karrierën, por Debuchy ishte njëri prej më të mirëve në Saint Etienne ku u transferua si transfer i ri në janar. Ai nuk u ftua në Botëror edhe pse kishte 14 superparaqitje me këtë skuadër. Por, me Djibril Sidibe që është gati, vështirë ishte për Debuchy të bënte vend.

Mbrojtës: Aymeric Laporte (Transferimi i fundit, 57 milionë funte)

Mbrojtësi i Manchester City është njëri prej mbrojtësve më të shtrenjtë në histori, pasi që u transferua në Manchester në janar por ai nuk është mjaftueshëm i mirë për Les Bleus. Paraqitjet e tij për Cityn thjesht nuk mjaftojnë për Francën.

Mbrojtës: Mamadou Sakho (Transferimi i fundit: 25.3 milionë funte)

Ishte i pafat që nuk mori pjesë në Euro 2016. Ai pati paraqitje shumë të mira këtë sezon në Crystal Palace, por me talentët si Presnel Kimpembe dhe Benjamin Pavard, vështirë që të ftohet Sakho.

Mbrojtës i majtë: Lucas Digne (transferimi i fundit: 14.9 milionë funte)

Mbrojtësi i majtë 24 vjeçar po ashtu nuk gjeti vend as në rezerva të Deschamps edhe pse ai luan që dy sezone në Barcelonë – këtë sezon ai bëri 12 paraqitje me 702 minuta në dispozicion. Mendy edhe pse i lënduar ja doli që të ftohet para tij.

Mesfushorë qëndrorë: Adrien Rabiot (talent nga akademia e PSG)

Një shembull në skuadrën e PSG – një talent i rritur në akademi me një punë si shembull etik. Ai është shumë i pafat që gjendet në listën rezervë, por Matuidi dhe N’Golo Kante shihen si më të mirë në mesfushën defansive.

Mesfushorë qendrorë: Kingsley Coman (Transferimi i fundit: 18.9 milionë funte)

Edhe një sezon tjetër, edhe një titull tjetër për Coman – tri radhazi me Bayern Munichin dhe dy të tilla më Juventusin në Seria 1 si dhe një të tillë më PSG në Ligue 1. Ka bërë 32 paraqitje me klubin sezonin e kaluar duke shënuar shtatë gola, por edhe ai është në listën rezervë të Francës – me talente të tilla sulmuese vështirë që të rrezikohet që ai të luaj në mesfushë.

Ekstrem i djathtë: Alexandre Lacazette (Transferimi i fundit 53 milionë funte)

Një tjetër talent që nuk ka arritur të familjarizohet në sulmin e jashtëzakonshëm të Francës. Ai kaloi në verë në Arsenal për 53 milionë funte nga Lyoni por ka shënuar vetëm 14 gola në 32 ndeshje që nuk janë pak në debutimin e tij. Ai po ashtu ka 5 asiste. Edhe ky ka mbetur në listën rezervë.

Mesfushorë mbrojtes: Dimitri Payet (transferi i fundit 26.3 milionë funte)

U largua nga fusha pas gjysme ore në finalen e Europa Leagues me Marseille për shkak të një lëndimi në ije. Payet ja ka dal për mrekulli në Marseille dhe ishte e sigurt që ai priste që ta ftonte Deschamps por ai nuk e mori atë rrezik.

Ekstremi i majtë: Anthony Martial (Transferimi i fundit 54 milionë funte)

Me asnjë golë apo asist që nga shkurti edhe pse ishte në skuadrën e parë të Manchester United, Martial e humbi vendin në 23 lojtarët e Francës, të cilin vend të tij e zunë talentët si Nabil Fekir dhe Florian Thauvin.

Sulmues: Karim Benzema (Transferimi i fundit 31.5 milionë funte)

Sulmuesi i Real Madridit pati njërin prej sezonëve të tij më të dobët këtë vit. Ai nuk është ftuar në Kombëtare qëkurse thuhet se e shantazhoi shokun e tij të skuadrës Mathieu Valbuena. Edhe pse u qartësua si person, duket se Benzema nuk do ta përfaqësojë më skuadrën e tij.

Zëvendësues: Stephane Ruffier, Layvin Kurzaëa, Kurt Zouma, Geoffrey Kondogbia, Paul-Georges Ntep, Wissam Ben Yedder, Bafetimbi Gomis

Shuma totale e kësaj Kombëtareje nga transferët e fundit: 280.9 milionë funte, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)

Next Post
“Kjo verë e mbushur me aktivitete”, gati për t’u hapur Amfiteatri i Tiranës

"Kjo verë e mbushur me aktivitete", gati për t'u hapur Amfiteatri i Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In