• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Cilat janë vështirësitë e studentëve për zhvillimin e mësimit online?!

by Java News
01/11/2020 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Johan Muka

Të hënën fillon viti i ri akademik për sistemin universitar dhe studentëve ju duhet sërish ta zhvillojnë mësimin virtualisht nga kufizimet e Covid – 19. Semestrin e dytë të vitit të kaluar ata ishin po online dhe u përballën me shumë vështirësi, të cilat kanë ndikuar dhe do të ndikojnë në krijimin e boshllëqeve në përvetësimin e dijeve dhe rezultatit që ata presin në fund të studimeve, si në Bachelor ashtu dhe në nivelin Master.

Aplikacionet e komunikimit që kanë zgjedhur pedagogët janë joefektive

Sistemi ynë universitar u gjet i papërgatitur për ndjekjen e mësimit virtualisht. Trupave pedagogjike jo desh kohë e gjatë të futeshin në lojë. Sepse dhe vetë profesorët nuk ishin të familjarizuar me përdorimin e aplikacioneve në komunikim. Një sondazh i realizuar së fundmi nga grupimi studentor ABC Tirana Club me 550 studentë nga 6 universitete publike të vendit, identifikon si faktorin më negativ në mbarëvajtjen e mësimit përzgjedhjen nga pedagogët të aplikacionit për komunikimin në grup, 28.4 përqind. Në përgjigjet e tyre, 22 përqind e studentëve pohoi si faktor më negativ prezantimin e temave nga pedagogët dhe 20.9 përqind cilësinë e linjës së internetit që studentët kishin në dispozicion.

Sa i takon eficencës në marrjen e njohurive, duke krahasuar formatin virtual dhe atë në auditor, rreth 40 përqind e studentëve e përshkruan si “më keq” ose “shumë më  keq”. Kurse për shfrytëzimin e literaturës së detyrueshme në kushtet e mësimit online rreth 45 përqind e tyre pohuan se ishte “më keq” ose “shumë më keq”, krahasuar me kushtet kur ata e zhvilluan mësimin në auditor gjatë semestrit të parë.

Bazuar në të dhënat e sondazhit që u realizua me studentët në Vlorë, Korçë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër dhe Shkodër, më shumë se gjysma e tyre, 52.9 përqind, janë shprehur se dëshirojnë që programi mësimor të zhvillohet me prezencë në auditor. Ndërkohë që 10.2 përqind preferojnë versionin online dhe pjesa tjetër, 36.9 përqind, janë shprehur se duan kombinimin e të dyja metodave.

Mbështetja për studentët në kushtet e mësimit në distancë

Sondazhi që është publikuar gjatë kësaj fundjave, është pjesë e një projekti studentor që po zbaton ABC Tirana Club. mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Në fazën e dytë, të projektit ne do të jemi prezent tek studentët për mbështetjen e tyre për të qenë sa më efektivë në kushtet e zhvillimit të procesit mësimor në distancë, thotë Johan Muka, drejtues i ABC Tirana Club.

“Duke angazhuar ekspertë të teknologjive të informacionit që të ndajnë me studentët eksperienca praktike të përdorimit të platformave të komunikimit në grup, për metodat më efikase të kërkimit të literaturës, kryerjes së detyrave të kursit, punimeve të diplomës etj.”

Aktivistët e ABC Tirana Club do të përgatisin dhe një broshurë në soft copy dhe hard copy, e cila do të qarkullojë në mjediset studentore në universitetet publike “Ismail Qemali”, “Fan Noli”, “Aleksandër Moisiu”, “Aleksandër Xhuvani”, “Eqerem Çabej” dhe “Luigj Gurakuqi”.

Next Post
Shenjat e Horoskopit që janë “të çmendura” për aventura

Horoskopi javor/ Ky është parashikimi i yjeve (2-8 nëntor 2020)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja e tenderëve në Ministrinë e Brendshme, dy zyrtare dënohen me 6 muaj burg

Dosja e tenderëve në Ministrinë e Brendshme, dy zyrtare dënohen me 6 muaj burg

November 12, 2026
Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

November 12, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Shqipëria përafron legjislacionin bankar me BE-në, ja çfarë parashikon ligji i ri për institucionet e kreditit

November 12, 2026
Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

November 12, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën

November 12, 2026

Alexander Volkanovski – UFC Featherweight Champion – Title Defenses P4P!

November 12, 2026
Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

November 12, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë, automjeti përplas 78-vjeçaren! Nën hetim drejtuesi, ja si paraqitet gjendja e të moshuarës

November 12, 2026
Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

November 12, 2026
Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In