• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ja vendimi i gjykatës që dënon Lulzim Bashën

by Java News
21/01/2019 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës me gjyqtar të çështjes Gerd Hoxhën ka shpallur fajtor sot kreun e PD-së Lulzim Basha për shpifje ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Në vendimin e gjykatës thuhet se Basha dënohet me 50 000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë.

Gjykata deklaron se në aplikim të nenit 34 të KP, i akuzuari Lulzim Basha do ta paguajë këtë gjobë brenda një afati prej 6 muajsh, nga dita që ky vendim do të marrë formë të prerë. Balla e paditi Bashën për shpifje në qershor të vitit të kaluar, pasi tha në Kuvend se shuma e 3.4 milionë eurove e zbuluar në dy makinat ‘Toyota Yaris’ i përkiste atij.

“Shikoni si zgërdhihen, njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbaheni mend këtë që po ju them dhe ka porositur një Toyota Yaris, po ta kanë zbuluar Toyotën o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 mln euro të drogës brenda. Vazhdo qesh, do e shikosh cfarë do të tunden para hundës shumë shpejt”, deklaroi Basha në Parlament në 20 qershor të vitit të kaluar.

Pas kësaj Taulant Balla kërkoi dënimin e Lulzim Bashës. Prokurori Agron Gjana në seancën e kaluar kërkoi pushimin e çështjes, pasi sipas tij Basha ka thënë opinione dhe jo akuza nga foltorja e Kuvendit dhe se nuk ka elementë të veprës penale. Por gjyqtari i Gjykatës Penale të Tiranës Gerd Hoxha vendosi ta shpall fajtor dhe ta dënojë Bashën me 50 mijë lekë gjobë.

VENDIMI

Në emër të Republikës

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë nga gjyqtar Gerd Hoxha asistuar prej sekretares gjyqësore Znj. Silvi Xhakolli sot më datë 21 janar 2019, me pjesëmarrjen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përfaqësuar nga prokurori Z. Agron Gjana, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, kërkesën penale me nr. 208 akti, me;

Viktima akuzuese: Taulant balla, i biri i Kasëm dhe i Fatime, i dtl. 12.08.1977,

lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë Rr. “Reshit Petrela”, shqiptar, i martuar, arsimi i lartë, i padënuar, përfaqësuar në gjykim nga Av. Genjtna Rumano.

I akuzuar: Lulzim Basha, i biri i Xhelal dhe i Remzije, i dtl.12.06.1974, lindur dhe banues në TIranë, Rr “Demor Gashi”, Nr.3, shqiptar, i martuar, i padënuar, përfaqësuar në gjykim nga Av.Ivi Kaso dhe Av.Gazmend Bardhi.

Palë e interesuar: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë përfaqësuar në gjykim nga prokurori z. Agron Gjana.
Akuzuar: Për veprën penale të “Shpifjes” parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal.

Gjykata, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pasi administroi provat shkresore; dëgjoi viktimën akuzuese Z. Taulant Balla që kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin e të akuzuarit Z. Lulzim Basha për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes” së kryer botërisht, parashikuar nga neni 120/2 i KP’

dëgjoi mbrojtësit e të akuzuarit Z.Lulzim Basha që kërkuan pafajësi ose pushimin e gjykimit;

…

nga neni 120/2 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e të akuzuarit me 50 000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë. Në aplikim të nenit 34 të KP, i akuzuari Lulzim Basha do ta paguajë këtë gjobë brenda një afati prej 6 muajsh, nga dita që ky vendim do të marrë formë të prerë. Shpenzimet procedurale në ngarkim të të akuzuarit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së tij, në Gjykatën e Apelit Tiranë.

a.cupaj

Next Post
Studentët e Korçës rikthehen në auditore, orët e humbura do zëvëndësohen të shtunave

Studentët e Korçës rikthehen në auditore, orët e humbura do zëvëndësohen të shtunave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sfida e pritshmërive

October 29, 2026

“Nuk ka ndodhur në 36 vite”/ Çoçoli: Buxheti 2027 vendos qytetarët në plan të parë

October 29, 2026
Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

October 29, 2026
Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

October 29, 2026
Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnje-Hercegovinë, ministri Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe gjithë komunitetit të EUFOR-it!

October 29, 2026
Evropianët mbështesin Zelenskyn pas vendimit të Trumpit, teksa Rusia e Ukraina këmbejnë sulme -

Kievi: Zelensky, i gatshëm të diskutojë çështjet e territorit përballë me Putinin, vetëm ata mund ta ndryshojnë dinamikën!

October 29, 2026
Erdogan shpall synimin në 103-vjetorin e Republikës: Me solidaritet dhe vëllazëri, drejt “Shekullit turk”

Erdogan shpall synimin në 103-vjetorin e Republikës: Me solidaritet dhe vëllazëri, drejt “Shekullit turk”

October 29, 2026
U plagos gjatë shuarjes së zjarrit në Mirditë, efektivi 28-vjeçar i FA dërgohet në Spitalin e Traumës

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma! Dyshohet se u hodh, ishte shtruar për…

October 29, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ministri Gogu urdhëron inspektimin për transferimet e të burgosurve gjatë 11 ditëve të fundit! Për Veliajn kërkon informacion mbi procedurat e ndjekura

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In