• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ja valutat që ndodhedhin në mjetet e grabitura në Rinas

by A R
13/02/2017 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A jeni kuriozë të dini se çfarë valute transportonin thasët e grabitur nga makinat e modifikuara si të blinduara?

Në 8 thasët e grabitur mesditën e 9 shkurtit 2017 nuk kanë qenë vetëm dollarë amerikanë, por dhe euro, franga zvicerane, paund, dollarë kanadezë dhe australianë.

Të gjitha në total e konvertuar bën shumën e 3 milionë e 200 mijë dollarëve amerikanë.

Valuta 

-2 milionë e 400 mijë euro – 200 mijë dollarë amerikanë -80 mijë franga zvicerane -rreth 280 mijë Paund -një sasi dollarësh kanadezë

-një sasi dollarësh australianë

Sipas llogarisë kanë nisur për në Rinas rreth 3 milionë e 200 mijë dollarë amerikanë, vlera e së cilës nuk është dorëzuar pasi ishte sulmuar SHPSf shoqëruese e lekëve në rrugën e Rinasit

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve të supergrabitjes. Burime pranë grupit hetimor thanë se paratë ishin marrë nga një degë e bankës që ndodhet në një nga hotelet kryesorë te kryeqytetit, rreth orës 12.10 minuta dhe pasi kishin ndaluar për disa minuta në zonën e Laprakës në 12.38 kishin njoftuar sallën operative të policisë për lëvizjen drejt Rinasit.

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ripërsëriti sot edhe njëherë se hetimet për zbardhjen e grabitjes së ndodhur mesditën e së enjtes në Qafe Kashar janë në rrugë të mbarë. Sipas Ministrit të Brendshëm ngjarje te tilla duan kohën e tyre.

Grabitja e 9 shkurtit 2017

Në rrugën pranë universitetit “E…”, në mes të makinave të blinduara, është futur një mjet fuoristradë, e cila fillimisht i ka bllokuar rrugën makinës shoqëruese dhe më pas ka dalë pas saj.

Në këtë moment, nga një rrugë dytësore, ka dalë një tjetër mjet tip fuoristradë që ka goditur makinën e blinduar, duke e ndaluar atë.

Nga kjo makinë kanë dalë disa persona të maskuar dhe të  armatosur, duke qëlluar në drejtim të makinës së blinduar.

Një prej personave nën hetim deklaron se ka parë që autorët mbanin rroba me nënshkrimin “Policia”. Ndërsa personat e tjerë nën hetim deklarojnë se kanë parë që autorët ishin të veshur me rroba të errëta, kryesisht nga ato që veshin forcat speciale, por kanë deklaruar se nuk kishin fiksuar nëse në veshjet e tyre kishte shënime.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë me përplasjen e mjetit të parë, është sulmuar edhe makinë e shoqërimit nga dy autorë të tjerë.

Nga fuoristrada që ka përplasur makinën e blinduar (të parën në rresht), kanë dalë edhe dy persona, të cilët mbanin në duar çekiç (varre), dhe kanë qëlluar xhamin e parë të makinës. Pasi nuk është thyer xhami i parë i makinës, autori ka goditur xhamin e derës së shoferit, duke e thyer atë dhe kanë detyruar të zbresin  në tokë dy punonjësit e SHPSF.

Para se të zbrisnin nga automjeti, sipas deklarimeve, një prej punonjësve të SHPSF ka qëlluar 3-4 herë në drejtim të personit që theu xhamin. Po sipas deklarimeve, personi me vare në dorë është larguar dhe aty është afruar një tjetër prej autorëve, i armatosur, i cili ka futur armën brenda kabinës së mjetit nëpërmjet xhamit të thyer, duke i kërcënuar punonjësit e SHPSF-së, të cilët janë detyruar të dalin jashtë.

Autorët kanë filluar që të kërkojnë çelësat e kasafortës nën kërcënimin e armëve. Në të njëjtën kohë, dy autorët e tjerë kanë arritur të neutralizojnë tre punonjësit e SHPSF që ndodheshin në makinën shoqëruese. Pasi autorët nuk arritur të gjejnë çelësin e kasafortës, ata, më anë të një guri fresibël, i cili ndodhej në makinën e tyre, kanë thyer kasafortën, dukë marrë që aty 8 (tetë) thasë me vlera monetare dhe janë larguar në drejtim të urës së Sharkës, në zonën e Vorës./Ora News

Next Post
“Ermira u vra pasi kërkoi t’i jepte fund lidhjes jashtëmartesore, autori dhëndër i ish-deputetes së LSI”

Tragjedia në Fier/ Dëshmitë e shoqeve: Pse Ermira kërkonte t'i jepte fund lidhjes me Drinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In