• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina

by A R
18/03/2016 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes ushqimit, mund të pastrojmë organizmin nga nikotina. Kastraveci, karota, koperi dhe selinoja janë ushqimet e duhura. Ndërsa për të përmirësuar qarkullimin e gjakut konsumoni boronicë dhe shegë.

Edhe pse në vendin tonë nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e duhanpirësve, në botë fushatat për luftën kundër duhanit janë tejet të fuqishme, sektori shëndetësor dhe ai legjislativ ndërmarrin deri aksione agresive. Përtej fushatave, apeleve që drejtojnë bluzat e bardha, shumë persona vendosin të lënë duhanin vetë. Edhe pse me iniciativën e tyre, lënia e duhanit nuk i zgjidh të gjitha dëmet e shkaktuara në trupin tonë, prandaj ndjekja e një diete ushqimore korrekte mund të jetë një burim i mirë për përmirësimin e shëndetit në disa fronte. “Përmes ushqyerjes është i mundur pastrimi i organizmit dhe limitimi i dëmeve të shkaktuara nga duhani, në të njëjtën kohë ndihmon në trajtimin e varësisë ndaj nikotinës dhe për këtë arsye, pengon dëshirën për t’iu kthyer pirjes së duhanit”, –shpjegon Marcello Mandatori, docent në Universitetin “Tor Vergata” në Romë. Përmes një liste janë renditur ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina dhe pengojnë rikthimin e dëshirës për të pirë duhan.

“Rinovim” i vitaminës C

Aleatët kryesorë në luftën kundër dëmeve të duhanit në trup janë frutat dhe perimet. Veçanërisht ato të pasura me vitaminë C, të pranishme në nivel të lartë në agrumet por edhe te domatet, kivi, brokoli, lulelakra dhe specat. Vitamina C ka një rol shumë të rëndësishëm, si antioksidant ai vepron kundër radikaleve të lira që prodhon pirja e duhanit, të cilësuar si shkaktarët kryesorë që shoqëron plakjen e organeve të duhanpirësve.

Boronica dhe shega

Disa lloje ushqimesh janë në gjendje të favorizojnë eliminimin e toksinave nga organizmi. “Karotat, kastravecët, koperi dhe selinoja kryejnë rolin e pastruesit të organizmit. Ndaj këshillohen që të konsumohen në sasi të madhe, qofshin të gatuara apo të gjalla. Në formë sukoje, kështu mund të konsumohen boronica dhe shega. Veçanërisht për këto dy fruta, përftimet që merren nga konsumimi i tyre ndihmojnë jashtëzakonisht në qarkullimin e gjakut, pasi forcojnë strukturën e venave të dobësuara nga pirja e duhanit dhe ripërtërijnë inde lidhëse që mbështesin enët e gjakut, duke favorizuar formimin e qelizave të reja të kuqe të gjakut, të cilat zakonisht humbasin funksionet e tyre nën efektin e duhanit.

Sallatat dhe vaktet

Situatat me të cilat përballen ish-duhanpirësit pas lënies së duhanit jo gjithmonë janë të pëlqyeshme. Nervozizëm dhe ankth, janë dy gjendjet që mbërthejnë ish-duhanpirësit, të cilët ndër të tjera duhet ende të luftojnë me dëshirën e brendshme për të pirë duhan. Në shumë raste, për forcë zakoni, ata kërkojnë të kenë në dorë një cigare dhe ta konsumojnë atë. Sallata jeshile ndihmon për të përballuar gjendjen e ankthit dhe stresit. Sallata ka një efekt qetësues dhe ushtron efekt pozitiv në sistemin nervor, si dhe vepron si pastrues i organizmit. Po kështu ju mund të luftoni dëshirën për të pirë duhan përmes vakteve të ndërmjetme dhe konsumit të frutave të freskëta apo të thata dhe pirjes së lëngjeve të freskëta.

Fuqia e çajit

Nuk duhet nënvlerësuar fuqia e çajrave bimorë, burim shumë i mirë për të luftuar duhanpirjen në disa fronte. Çajrat me bazë lule limoni, kopër dhe hithër kanë një rol të rëndësishëm në pastrimin dhe veprojnë si detoksifikues. Çajrat bimorë mund të jenë një ndihmë në stimulimin dhe përmirësimin e humorit, duke luftuar apatinë, karakteristike te personat që ndalojnë pirjen e duhanit. Ndër çajrat më të këshilluar janë çaji i mentës dhe i portokallit.

Të dhëna:

Ambientet 100% pa duhan janë mënyra e vetme për të mbrojtur shëndetin e njerëzve nga rreziqet e duhanpirjes pasive.

Tymi i duhanit përmban mbi 4.000 kimikate, nga të cilat rreth 50 janë substanca kancerogjene. Ai është i dëmshëm si për duhanpirësit edhe për jo-duhanpirësit ose për duhanpirësit pasivë.

Efektet e duhanpirjes pasive:

Ajo përkeqëson gjendjen shëndetësore ekzistuese dhe krijon gjendje të re shëndetësore.

Substancat që çlirohen nga tymi i duhanit shkaktojnë kancer ose ndihmojnë në zhvillimin e kancerit:

Rritin rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive me 25%–30%;

Ndihmojnë në zhvillimin e kancereve të tjera, si: kancerit të gjirit, laringut;

Rrit me 50% rrezikun për sëmundje të zemrës;

Dyfishon rrezikun e aksidenteve vaskulare.

Duhanpirja pasive te gratë shtatzëna ka efekte mutagjenike, sepse të gjitha substancat toksike kalojnë te fëmija përmes placentës; rrit shtrimet në spital të nënës, lindjet e parakohshme ose lindjet e fëmijëve me peshë të vogël.

Duhanpirja pasive ka mjaft efekte negative në shëndetin e fëmijëve, që lidhen si me duhanpirjen pasive para lindjes, ashtu edhe mbas lindjes:

Rrit frekuencën e infeksioneve të veshit, hundës, fytit;

Rrit rrezikun për kriza të astmës dhe të infeksioneve respiratore si pneumonia;

Shkakton reduktim të rëndësishëm në zhvillimin e mushkërive;

Rrit rrezikun e vdekjes së papritur të foshnjave (vdekje në krevat);

Këta fëmijë janë më të prirur të kenë probleme me të mësuarin.

Next Post

Beqaj: Vijojmë plotësimin me repartet e kardiologjisë edhe në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In