• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja u dogj dhe bunkeri, po votat si do t’i merrni?

by A R
09/12/2015 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

U dogj edhe bunkeri! Unë e kuptoj plotësisht zemërimin e ish-të përndjekurve politikë. Një gjobë na vë pa të drejtë, ndonjëherë, polici rrugor dhe nuk na ikën inati një javë të tërë. Po të të shkatërrojnë jetën, në të gjitha mënyrat, siç u ka ndodhur atyre?! Ndaj nuk jam shumë dakord me ata që u turrën të komentojnë duke thënë se “kjo është barbari”, “këta janë bastardë”, “janë kafshë”…. Në fund të fundit, ndërsa shikoja ata njerëz mbi bunkerin në flakë, me hunj e hekura në duar, mu duk se ishin të njëjtët të rinj që kishin hipur majë piramidës në 21 janar, e që u vinin zjarrin makinave.

Këta jemi ne, që, me sa duket, ngaqë nuk mundemi e nuk dimë të protestojmë, kur bëhemi mbarë, nuk e lëmë pa i vënë zjarrin ndonjë gjëje. Në fakt ky është një problem më vete.

Të bësh një protestë, në një vend demokratik, është gjëja më e zakonshme. Ata që duan të dalin në protestë, dalin në protestë, të tjerët merren me jetën e tyre normale, hapin dyqanet, shkojnë në punë, nëse kanë, apo edhe thjesht shëtisin. Këtu për një protestë PD-ja ka 2 muaj që organizohet. Kushedi sa energji ka harxhuar, sa kohë i ka marrë medias me njoftimet: Në 8 Dhjetor, në 8 Dhjetor, në 8 Dhjetor…!

Seç ka një mani këtu, që forcën partitë politike e masin në shesh. Ka mbetur, me sa duket, nga duelet e “sheshit të burrave”. Por, për mua kjo vjen së pari nga fakti se nuk jemi shoqëri që protestojmë, nuk dimë, nuk mundemi, nuk duam, nuk e kemi në gen të reagojmë normalisht. Mendojmë se reagimi ka vlerë vetëm kur thyen dhe djeg. Ndaj duhet të përgatitemi 2 muaj për të bërë një gjë krejt të zakonshme, të dalim një orë në rrugë, të protestojmë për taksat, për shkollat, spitalet, mjedisin, e të tjera probleme.

Por, më shumë se kaq, organizimet e protestave duket se janë reminishenca të revolucioneve, organizimit të turmave përmes së cilave tremben e sulmohen kundërshtarët.

Hera e fundit kur turma u përdor si mish për top ishte 21 janari.

Unë nuk mendoj se opozita mund të bëhet me protesta. Ose, s’ka pse matet me numrin e mitingashëve që merren me listë qytet më qytet. Një histori që vazhdon në mënyrë të shëmtuar, nga të gjitha partitë, duke u paguar rrugën dhe një sanduiç.

Forca e opozitës, e mbi të gjitha cilësia e saj, nuk varet e nuk matet me numrin e protestuesve, mitingashëve e militantëve. Forca e saj varet nga çfarë do të ofrojë ajo më mirë se qeveria, çfarë alternative do të prodhojë. Unë nuk mund ta votoj një parti nisur nga cilësia e hartimeve patetike që mbahen në podiume, apo edhe nga numri i madh i njerëzve që mbledh në shesh.

Ah, se desh harrova: Nuk mund ta votoj as një opozitë që bërtet kundër korrupsionit(ngjiret, do të thoshim në këtë rast), ndërkohë që fatura më e rëndë e korrupsionit që po paguajmë sot është ajo e kontratave koncesionare të saj, të para dy viteve kur ishte në pushtet, dhënë një kopeje sipërmarrësish të babëzitur që sot i kanë hyrë në poture dhe i lëpijnë prapanicën qeverisë së re, duke bërë të njëjtën gjë. Kjo nuk është një betejë mes drejtësisë dhe padrejtësisë, por mes dy padrejtësive, që luftojnë se kush e bën dëmin më të madh.

Jo, ne nuk duhet të zgjedhim të keqen më të vogël mes dy të këqijave. Edhe pse nuk e dimë nëse PD-ja mund të quhet e keqja më e vogël.

Nëse atë bunker do ta kishin djegur vetëm ish-të përndjekurit, do të shkoja edhe unë të hidhja një copë dru brenda. Por opozita jo; ajo nuk mund të fitojë vota me të tilla akte, as duke thyer xhama, të cilët do t’i paguajmë po ne. Opozita duhet të na tregojë ç’do dhe ç’di të bëjë më mirë se qeveria!

Next Post

Habit lideri i laburistëve, citon Enverin në festën e Krishtlindjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stamboll, gjyqtarja qëllohet brenda gjykatës nga ish-bashkëshorti i saj

Stamboll, gjyqtarja qëllohet brenda gjykatës nga ish-bashkëshorti i saj

January 13, 2026
Kryeministri Rama nderohet me medalje në Abu Dhabi: Respekt e vlerësim për mua dhe Shqipërinë

Kryeministri Rama nderohet me medalje në Abu Dhabi: Respekt e vlerësim për mua dhe Shqipërinë

January 13, 2026
Ndahet nga jeta Brunilda Isaj, sekretare e përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës

Ndahet nga jeta Brunilda Isaj, sekretare e përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës

January 13, 2026
Dalin detajet e reja nga arratisja e Altin Ndocit/ Këto janë pamjet kur e ndjek polici dhe gjuan në ajër

Dalin detajet e reja nga arratisja e Altin Ndocit/ Këto janë pamjet kur e ndjek polici dhe gjuan në ajër

January 13, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle e postblloqe edhe në hyrje-daljet e Tiranës

Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle e postblloqe edhe në hyrje-daljet e Tiranës

January 13, 2026
Tronditet presidenca qipriote e BE-së/ Akuza ndaj kreut të shtetit se ka marrë ryshfete nga…

Tronditet presidenca qipriote e BE-së/ Akuza ndaj kreut të shtetit se ka marrë ryshfete nga…

January 13, 2026
“Kosova përballet me rrezikun e akteve destabilizuese nga Serbia”

“Kosova përballet me rrezikun e akteve destabilizuese nga Serbia”

January 13, 2026
Zbulohen anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Nisja e sesionit të ri parlamentar/ Zyrtarë të ambasadës së SHBA takime me krerët e grupeve parlamentare në kryesinë e Kuvendit

January 13, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

January 13, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In