• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja tregimet e “plakave” që do ju fusin frikën

by Java News
22/05/2016 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zakonisht për besëtytnitë dhe gjërat, që duken të pamundura, thuhet se janë vetëm “llafe plakash”. Ndoshta plakat e gjora nuk e kanë tërë fajin në këtë aspekt, por tanimë është vonë që të ndryshohet diçka.

Xhenazet me sy të hapur

Dikur mendohej se, nëse personit i kishin mbetur sytë hapur pas vdekjes, atëherë ata shikonin ta merrnin dikë me vete në destinacionin e tyre final. Zakonisht mendohej për dikë nga familja e të ndjerit. Për ta parandaluar këtë, britanikët ua mbyllin sytë të vdekurve, duke ua vënë dy monedha përmbi. Po ashtu, mendohej se, nëse të vdekurit i kishin mbetur sytë çelë, atëherë ai kishte shkuar me një merak, dëshirë të paplotësuar, apo kishte dashur të jetonte më shumë. Në një rast të frikshëm në Namibi, një njeri ishte dergjur një kohë të gjatë para se të vdiste. Kur kishin shkuar të afërmit për ta përgatitur trupin e tij për varrim, ishin shtangur nga frika, kur kishin parë kufomën duke i rrahur qerpikët. Pasi që kishin këshilluar pleqtë e fshatit, atë njeri e kishin varrosur të mbështjellë në një batanije, e jo në arkivol. Me gjasë kishin dyshuar mos nuk kishte vdekur ende.

Duart e vdekura

Kur të merrni herën tjetër pjesë në ndonjë funeral, përkujdesuni së pari për shëndetin tuaj, përndryshe, mund të afroheni me të vdekurin më shumë sesa që do të kishit menduar. Në disa vise të botës mendohet se duart e të vdekurit kanë veti shëruese. Në Britani dikur besohej se duart e të vdekurit mund ta largonin sidomos ënjtjen. Për të pasur efekt, gjinia e të vdekurit duhet të jetë e kundërt me atë që pret të shërohet. Po ashtu, mendohej se çarçafi dhe mbulesa në shtratin ku kishte vdekur ndokush, merrnin një pjesë të magjisë së duarve të të vdekurit. Për këtë shkak, njerëzit mbështilleshin me çarçafët e të vdekurve, për t’u shëruar nga sëmundje të ndryshme.

Përtypja e çamçakëzit pas mesnate

Çdo kulturë ka besëtytnitë e veta, ku shumë prej tyre kanë të bëjnë me frikën nga vdekja. Kështu, në shumë kultura ende besohet se, nëse ndonjë bebe qan pa ia nda, atëherë në atë shtëpi do të vdesë ndokush së shpejti. Por, shumë më i frikshëm është një tregim plakash nga Turqia, i cili tërheq vërejtjen që të mos përtypim çamçakëz pas mesnate. Në Turqi u thuhet fëmijëve se çamçakëzi i përtypur pas mesnate shndërrohet në mish të kalbtë, të prishtë. E frikshme, apo jo?!

Kur ju përcjellin shpirtrat e ligj

Në Kore besohet se kur vendosesh në shtëpi të re, shpirtrat e ligj dhe fantazmat nga shtëpia e vjetër vijnë bashkë me ju, në shtëpinë e re. Por, ka ditë “të sigurta” kur shpirtrat ose nuk janë aty, ose nuk janë aq të vëmendshëm dhe kompanitë koreane të shpërnguljes i shënojnë këto ditë në kalendarin e tyre. Njerëzit mundohen që, brenda atyre ditëve, të zhvendosen sa më parë në shtëpinë e re. Po ashtu, ata nuk e lënë shtëpinë e vjetër të pastruar, për të mos ua bërë shpirtrave me dije se nuk do të kthehen në atë shtëpi.

Next Post

INTERVISTA/ De Biazi: Vetëm Bushi më largon nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

“Shtetet anëtare të nisin menjëherë mbushjen e depozitave të gazit”, BE paralajmëron krizën e energjisë

March 23, 2026
Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

March 23, 2026
Berisha: Siç përmbysim komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

Berisha: Siç përmbysim komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

March 23, 2026
Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

March 23, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

March 23, 2026
“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

March 23, 2026
“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

March 23, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump deklaroi se SHBA dhe Irani duan marrëveshje, Teherani mohon kontaktet: Nuk ka bisedime

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In