• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja tre arsye pse duhet të lexojmë më shumë

by Java News
21/08/2017 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Leximi mund të jetë hobi më i mirë në tërë universin. Leximi jua heq mendjen nga çmenduritë e përditshme, ju relakson dhe e përmirëson shëndetin e përgjithshëm mendor. Gjithashtu, një libër asnjëherë nuk mbetet pa bateri, prandaj mund ta shijoni leximin kudo që jeni. Është fakt i njohur se leximi sjell shumë përfitime, e nuk shërben vetëm si metodë për të humbur kohën e lirë. Leximi është edhe mënyrë efektive për ta ushtruar trurin në mënyrë që t’i zvogëloni mundësitë për të zhvilluar sëmundjet mendore si demenca apo sëmundjet tjera pasi t’i mbushni 60 vjet, transmeton Telegrafi.

Më poshtë, Telegrafi jua sjellë tri arsye se përse është absolutisht esenciale për trurin që të lexoni më shumë:

Leximi e mban trurin të shkathët

Një numër i madh i hulumtimeve sugjerojnë se aktivitetet të cilat janë stimuluese për trurin – si leximi – janë mënyrë efektive për ta përmirësuar shëndetin mendor tek individët e moshës së mesme. Një studim i fundit i publikuar në ‘Neurology Journal’ ka zbuluar se një shprehi e fortë e leximit e zvogëlon dukshëm rrezikun për të pasur probleme me memorie.

Këto rezultate sugjerojnë se leximi është mjet i fuqishëm për ta mbajtur trurin të zënë dhe të mprehtë.

Leximi e përmirëson përqendrimin dhe e lehtëson stresin

Stili modern i jetesës është tejet i mbushur me presion për shumicën e jetës. Edhe kur njerëzit largohen nga zyra, ditëve të sotme njerëzit shumicën e kohës e kalojnë të ‘ngjitur’ në ekranet elektronike, duke lexuar e-maile, statuse, duke shikuar fotografi apo video në YouTube.

Për trurin, kjo ka vetëm një kuptim: punë, punë, punë. Nëse mendja e një personi është vazhdimisht e angazhuar në shpërqendrime të tilla, atëherë për trurin bëhet proces i vështirë pushimi. Prandaj, trurit i duhet një mjet i mirë për t’u relaksuar, transmeton Telegrafi.

Leximi është mjeti i duhur për ta relaksuar trurin, sepse është tejet efektiv në zvogëlimin e stresit. Në fakt, shkenca pohon se leximi mund ta zvogëlojë stresin deri në 68 për qind.

Nuk besoni? Provojeni vet! Filloni ta lexoni një libër për 20 minuta në ditë dhe shumë shpejt do t’i vëreni efektet.

Leximi ju ndihmon të flini më mirë

Shumica e njerëzve preferojnë të lexojnë nga celularët e mençur para se të flenë. Kjo nuk është ide e mirë, sepse pajisjet elektronike kanë ndikim negativ në kualitetin e gjumit.

Sipas Anne-Marie Chang, shkencëtare e gjumit, ritmi cirkadik pengohet nga pajisjet elektronike, e kjo do të thotë se leximi në tablet apo celular të mençur jua dobëson kualitetin e gjumit dhe bën të ndjeheni më të lodhur në mëngjes, pavarësisht sa orë i keni bërë gjumë. (b.an)

Next Post
Receta natyrale që largon dhimbjet e kokës

Receta natyrale që largon dhimbjet e kokës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

March 10, 2026
Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

March 10, 2026
INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

March 10, 2026
Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

March 10, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

BSH: Pagesat elektronike në rritje/ Më shumë transferta në banka dhe Home Banking

March 10, 2026
Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

March 10, 2026
Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

March 10, 2026
Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

March 10, 2026
Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

March 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In