• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja tetë arsyet pse duhet ta përfshijmë mollën në ushqim

by Java News
20/12/2016 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adhuruesit e mollës që nga fundi i verës u gëzohen mollëve të vogla verore, por një begati e tërë e llojeve vjen me vjeshtën. Një arsye më shumë pse këtë superpemë duhet ta përfshini në ushqimin tuaj.

  1. Ngopja. Një mollë ka rreth 90 deri 100 kalori, ndërsa fibrat me të cilat është e pasur i mundësojnë organizmit të shpërbëjnë ato fibra komplekse më gjatë sesa, për shembull, drithërat. Molla ka katër gramë fibra, derisa organizmi duhet gjatë ditës të marrë mes 25 dhe 40 gramë.
  2. Linja. Për shkak të acidit ursolik, i cili gjendet në lëvore të mollës është ideale për dobësim dhe mbajtjen e peshës. Hulumtimi në minj ka treguar që nxit shpenzimin e yndyrave, dhe ndihmon edhe ndërtimin e muskujve.
  3. Frymëmarrja. Antioksidanti kuercetinë (i cili gjendet në lëvore) ndihmon te përmirësimi i punës së mushkërive dhe sistemi i frymëmarrjes, transmeton Koha.net. Në një studim kanë përfunduar që femrat të cilat hanë shumë mollë kanë reduktuar dukshëm rreziqet që fëmijët e tyre të sëmuren nga astma.
  4. Ftohja. Vitaminën C , e cila është shumë e nevojshme për ripërtëritjen e sistemit të imunitetit mund ta merrni edhe nga mollët. Në një mollë mesatare ka rreth 8 miligramë vitaminë C, dhe kjo është14 për qind e nevojave ditore.
  5. Kanceri. Fibrat kanë veprim të dobishëm në aktivitetin e zorrëve. Në një studim francez shkencëtarët kanë vërtetuar që disa përbërës të mollës ndihmojnë parandalimin e kancerit të zorrës së trashë. Triterpenoidi, në mënyrë të vërtetuar redukton rreziqet nga kanceri i mëlçisë dhe i gjirit.
  6. Diabeti. Antioksidanti antocianinë nga mollët është i pari në linjë në luftën kundër diabetit. Përndryshe ka meritë për ngjyrat në pemë dhe perime – të kuqe, të kaltër dhe të purpurt.
  7. Kolesterina. Pektina nga mollët lidhet me kolesterinën më të ulët, përkatësisht parandalon absorbimin e tij. E nxit trupin për ta shpenzuar dhe jo për ta ruajtur.
  8. Truri. Mollët mund të ndikojnë edhe në aktivitetin trunor, sepse nxisin prodhimin e acetilkolinit, i cili krijon komunikimin në mes qelizave nervore – duke iu falënderuar kësaj, ndihmon kujtesën tuaj dhe redukton shanset për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit, përgatiti Koha. (b.an)
Next Post
Pas sulmit në Berlin autoritetet gjermane vendosin barrikada betoni në tregjet e Krishtlindjes

Pas sulmit në Berlin autoritetet gjermane vendosin barrikada betoni në tregjet e Krishtlindjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Profesorë apo aktivistë politikë?

October 19, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Plasin 3-shat” këtë javë! Meri Shehu zbulon shenjat më të favorizuara të horoskopit

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com