• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE-ja do të bëhet vërtet ballkanike tani! Ky është guxim prej të marri!

by A R
07/02/2018 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Volker Wagener

Kjo quhet një dilemë e vërtetë. Objektivisht, gjashtë kandidatët evropianë në dhomën e pritjes së BE-së janë aq larg nga standardet e Brukselit, sa edhe një motor gjerman me naftë prej kufijve të gazrave. Por që  të presësh deri sa mini- dhe mikro-shtetet e Ballkanit të plotësojnë normat e BE-së, kjo do të ishte një dhuratë për kinezët. Ata nuk pyesin për sundimin e ligjit dhe nuk i bezdis korrupsioni – ata investojnë dhe japin kredi në Ballkan, i cili për Evropën Perëndimore është i ndotur madje që në emër. Por për këtë më poshtë.

I gjithë rajoni fuçi baruti

Edhe vetë fakti që “kinezët” kanë arritur tashmë në Ballkan, shpjegon se pse BE heq dorë nga itinerari i saj i mëparshëm. Sepse pas pranimit të nxituar të Bullgarisë dhe Rumanisë në vitin 2007, ajo premtoi të mos zgjerohej në të ardhmen në gjerësi, por në thellësi. Së pari, duhet të forcohen marrëdhëniet me anëtarët e rinj të Lindjes. Ky tenor tani me sa duket është harruar. “Me vullnet të fortë politik për zbatimin e reformave,” shkruan sot Komisioni, “Serbia dhe Mali i Zi duhet të jenë kompatibile me BE-në deri në vitin 2025. Një dëshirë e përkorë, nëse jo një naive.

Fakt është që po ta shohësh ditën Ballkani Perëndimor është në pothuajse çdo aspekt një çmenduri – të paktën nga perspektiva e Brukselit. Marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën i ngjajnë një lufte të ftohtë. Në Republikën Srbska Beogradi ndërhyn thuajse sheshit duke destabilizuar një shtet që është më i brishti në rajon, Bosnje dhe Hercegovinë. Maqedonia po grindet me Greqinë për emrin dhe në pothuajse të gjitha republikat e Ballkanit, nacionalizmi dhe korrupsioni lulëzojnë. Dhe pikërisht aty BE-ja dëshiron që brenda pak vitesh të valëvitet flamuri evropian. Mjaft e guximshme kjo.

Kina jep kredi dhe ndërton, BE-ja shtron kërkesa

Por BE-ja duhet ta bëjë këtë, sepse nëse fëmijët “e këqinj” në periferi të Evropës nuk do të bëhen anëtare të firmës së Brukselit, ata ndoshta do të shkojnë së shpejti në një drejtim tjetër. Në lindje domethënë. Madje drejt lindjes së largët.

Kina nuk bën kërkesa për sundimin e ligjit, buzëqesh për deficitet e demokracisë, për burokratët e BE-së që mbushin me kujdes formulare dhe përsërisin kritika rituale. Kina bën fakte të kryera. Ndërton ura dhe kombinate çeliku në Serbi, aeroportet në Shqipëri, fabrika makinash në Hungari dhe porte në Greqi. Si shpërblim për investime të tilla që zbatohen me shpejtësi Pekini kërkon më shumë se një falënderim të sinqertë: ai pret mirënjohje politike. Me pak fjalë: huatë për dhe projektet e ndërtimit në anën lindore të BE-së – përfshirë edhe shtetet e ardhshme anëtare – po i mundësojnë Pekinit të qeverisë në BE që tani.

Ndikimi politik është tashmë i dukshëm. Në shtetet e Vishegradit, stili autoritar i Pekinit vlerësohet. Pekini nuk jep mësime dhe udhëzime në adresë të Pragës ose të Budapestit si bën Brukseli. Nga pikëpamja e marrësve, llogaria është mjaft e thjeshtë: Kina jep shpejt dhe pa parakushte demokratike, ajo krijon fakte. Brukseli, nga ana tjetër, është shumë i ngadalshëm dhe sillet si mësues.

BE në kërkim të perspektivave në mes të krizës

Prandaj, Komisioni i Brukselit ka arsye të mira për t’u frikësuar nga angazhimi i Kinës në oborrin e BE-së. Kina sheh në Evropën Lindore dhe Juglindore një stacion manovrimi për Rrugën e saj të re të Mëndafshit. Kjo nuk mund të jetë në interes të evropianëve. Por përpjekjet integruese të BE-së për fqinjët e saj të këqinj nga Evropa Juglindore po bëhen në mes të krizës. Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakët kanë formuar prej shumë kohësh  brenda BE-së një grup kundër Bruksel. Ata kanë gjithashtu rritje të fortë ekonomike, gjë që nuk mund të thuhet për vendet e reja në jug. Integrimi, megjithatë, ka të bëjë shumë me konvergjencën ekonomike. “Projekti gjashtë anëtarë të rinj të familjes së BE-së” pra mbetet një iluzion – për momentin.

Po ashtu ndryshime nuk do të ketë edhe pse Brukseli përmend vazhdimisht demokracinë apo sundimin e ligjit. Në Perëndim shpesh harrohet se në ato vende janë ende në pika të rëndësishme në pushtet breza që janë rritur në komunizëm. Siç e dimë, ai u zëvendësua nga një epokë nacionalizmi, e cila në përgjithësi është ende shumë përcaktuese. BE-ja e vjetër dhe BE-ja e re sigurisht që janë një e përbashkët, por ato thjesht ende nuk përshtaten me njëra-tjetrën.

Next Post
Zv/Presidenti i UEFA-s ‘çertifikon’ zgjedhjet në FSHF: Procesi, brenda rregullave

Zv/Presidenti i UEFA-s 'çertifikon' zgjedhjet në FSHF: Procesi, brenda rregullave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In