• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ja tarifat e energjisë elektrike për faturat aforfe në 15 qytete

by A R
27/08/2016 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 4.699 abonentë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të faturohen aforfe deri në fund të vitit.

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka miratuar listën me abonentët që do të faturohen aforfe dhe ka shtyrë afatin për pajisjen me sahate të këtyre abonentëve deri në fund të vitit për shkak se tensioni me të cilin furnizohen abonentët është 150 volt, dhe funksionimi i matësit është i pamundur. Deri në vendosjen e matësve, abonentët familjarë që tarifohen aforfe në Tiranë, për periudhën e dimrit do të tarifohen 600 kilovatorë në muaj në qytet dhe 400 kilovatorë në fshat. Sipas përllogaritjeve, një abonent familjar i OSHEE-së, në Tiranë do të paguajë 6.840 lekë në muaj faturën e dritave (në vlerë është përfshirë edhe TVSH-ja), ndërsa një banor në fshatrat e kryeqytetit do të paguajë 4.560 lekë në muaj. Në qarkun e Durrësit, faturat aforfe variojnë nga 500 kilovatë në qytet, në 350 kilovatë në fshat.

Sahatet

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sapo ka përfunduar operacionin e vendosjes së matësve për të gjithë abonentët të cilët faturoheshin aforfe për muaj të tërë. Sipas detyrimit ligjor, përcaktuar nga ERE, dhe angazhimit të Ministrisë së Energjisë, OSHEE-ja ndërmori fushatën e instalimit të matësve te të gjithë abonentët, për periudhën janar-qershor 2016, të cilët ishin rreth 37 mijë. Në total duke filluar nga viti 2015, kur nisi dhe zbatimi i reformës në sektorin energjetik, deri në vitin 2016, janë instaluar rreth 71 mijë matës.

Abonentët pa matës

Pavarësisht të gjitha masave të marra nga OSHEE-ja, me blerjen e të gjithë matësve, bazës materiale, me punonjës të angazhuar në terren me dy turne etj., instalimi i sahateve në disa zona të thella rurale malore ishte kompleks, i vështirë dhe kërkonte kohë. Bëhet fjalë për zona që duhen mbuluar ose me distancë prej 192 km kabllo/linjë e tensionit të ulët (TU), si Kelmendi, Dukagjini, malësitë e Librazhdit, Lezhës, apo dhe zona e Niklës. Në këto zona problem është niveli i tensionit, për të cilat OSHEE-ja ka gjetur dy zgjidhje për abonentët pa matës. Kështu, për zonën e Niklës do të investohet në nënstacionin në linjën e tensionit të mesëm, për të arritur parametrat e nevojshëm teknikë për instalimin e matësve. Për zonat e tjera, OSHEE-ja ka porositur matës specialë, që do të plotësojnë parametrat e nivelit të tensionit aktual. G.SH

Next Post
GALERI / Njihuni me vajzën që e ka zemrën jashtë trupit

GALERI / Njihuni me vajzën që e ka zemrën jashtë trupit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

October 8, 2026
“Ina Rama kërkoi hetim për 21 janarin, Berisha nuk e lejoji”, Klosi: Mendoni se do i vendosni institucionet e drejtësisë në vështirësi..

Klosi i drejtohet PD-së: Reforma territoriale do të votohet, bashkitë e reja që dalin nga ajo do t’i fitojmë

October 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Tetor 2026

October 8, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Paraburgim për fajin e tjetrit

October 8, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Fjalimi i plotë i Sekretarit amerikan të Shtetit nga Athina: Ja mesazhi i SHBA-ve për Europën -

Fjalimi i plotë i Sekretarit amerikan të Shtetit nga Athina: Ja mesazhi i SHBA-ve për Europën –

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com