• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja skema që u përdor për të kontrabanduar 4.4 milion litra naftë

by A R
06/12/2015 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit të Gjykatës për arrestimin e 7 zyrtarëve të doganave dhe shpalljes në kërkim të sipërmarrësit Adrian Xhillari, administrator i kompanisë “Tea Construction & Petrol”, të akuzuar për hedhjen në treg të 4.4 milionë litra nafte “virxhin” duke shmangur akcizën, Top Channela ka mësuar detaje nga skema e përdorur për këtë kontrabandë.

Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se në maj të 2010-ës shoqëria “Tea Construction & Petrol”, ka blerë nga Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës Ballsh sasinë prej 5.6 milionë kg “nafte virxhin”, e cila ishte e depozituar në një depozitë në Ballsh dhe në 4 depozita në Kodër Mëzez, Tiranë.

Në janar të 2014-ës, Drejtoria e Kontrollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Inspektoratit Qendror Teknik kanë bërë matjet e sasisë dhe verifikimin e cilësisë së lëndës djegëse. Nga matjet e kryera ka rezultuar se në depozita gjendej në total sasia prej 4.4 mln litra lënde djegëse. Por nga analizat e kryera ka rezultuar se nuk i plotësonte standardet dhe është klasifikuar si naftë “virxhin”, e cila nuk lejohej për shitje.

Në këto kushte në korrik të 2014, Adrian Xhillari administratori i “Tea Construction & Petrol” ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave heqjen e plumbçeve nga depozitat e magazinës në Kodër Mëzez, Tiranë, për të bërë të mundur lëvizjen e naftës “virxhin” drejt rafinerisë së Ballshit.

Nga dokumentet rezulton se nga data 15 gusht deri ne 21 gusht 2014, “Tea Construction & Petrol” sh.a, ka kryer lëvizjen e artikullit “virxhin nafte”, nën pezullim akcize, nga depozitat në Kodër Mëzez për në rafinerinë në Ballsh, ku ka dërguar sasine prej 44 06 855 litra nafte “virxhin”, ku dhe është bërë dhe plumbosja e depozitës.

Por, në datë 2 qershor 2015, grupi i “Croën Agents” dhe Dega e Doganës Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në depozitën G-43, ku rezultonte se ishte depozituar sasia prej gati 4.4 mln litra nafte, ka rezultuar se depozita ishte bosh.

Sipas përllogaritjeve vlera e akcizës së papaguar është 242.755.600 lekë. Sipas organit të akuzës, ka dyshime dhe prova se sasia e naftës “virxhin”, është hedhur në qarkullim dhe është shitur në tregun vendas, kryesisht në Fier, Vlorë, Durrës, Shkodër e Tropojë.

Nga hetimet e Prokurorisë është specifikuar dhe roli i secilit prej personave të arrestuar. Me konkretisht Lula Njebza nën cilësinë e zv/Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave, ka urdhëruar që të realizohej transferimi nga magazinat në Kodër Mëzez në Tiranë për në magazinën në Ballsh.

Sipas Prokurorisë, ky veprim i ka hapur rrugën shoqërisë “Tea Construction & Petrol” që të kryente “virtualisht”, në sistem lëvizjen e produktit “naftë virxhin”. Sipas Prokurorisë, Mirarber Teneqexhiu, nën cilësinë e tij si Kryetar i Degës së Doganës Tiranë, ka nxjerrë urdhërin e punës për heqjen e plumçeve dhe lëvizjen e mallit pa verifikuar më parë dokumentacionit të domosdoshëm për kryerjen e këtij veprimi. Po ashtu, prokurorët thonë se kanë identifikuar dhe rolin e Alfred Bushit, Adrian Aliajt, Syrja Misirajt, Ortenca Zorbës dhe Elona Jarecit, në atë që e quajnë skemë të kontrabandës dhe hedhjes në treg të një nafte jashtë standardeve, ku veç dëmit financiar kosto të madhe ka pasur edhe mjedisi, pasi sasia e gazeve ndotës që janë shkarkuar në ajër nga djegia e naftës bruto, është shumë herë më e madhe se ajo që shkarkohet normalisht. / Top Channel 

Next Post

Stresi Stines: "Je rreh si pussy o gabel" (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In