• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja si votuan deputetët dje, Doshi nuk votoi për shkarkimin e Tahirit, ndersa Idrizi nuk votoi për emërimin e Xhafës

by Java News
24/03/2017 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme maxhoranca ja doli të kalojë provën e votave në Kuvend duke shkarkuar dhe emëruar 4 ministrat e rinj. Referuar procesverbaleve të votimit, të siguruara nga balkanweb zbulohen disa detaje interesante nga lojra e numrave por edhe qëndrimet personale që mbajtën deputetë të caktuar të mazhorancës, prezentë në seancë.

SHKARKIMI I SAIMIR TAHIRIT

Konkretisht mësohet se për shkarkimin e Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm, votuan pro 75 deputetë, nga të cilët 55 të PS-së, 14 të LSI-së, 4 të PDIU-së, deputeti i përjashtuar nga PD-ja, Mhill Fufi si edhe deputetja më e re e PDK-së, që zëvendësoi Mark Frrokun në Kuvend, Mirela Ferracaku.

Mësohet se edhe pse i pranishëm në seancë, deputeti i përjashtuar nga PS-ja, Tom Doshi nuk ka preferuar të marrë pjesë në votim. Ndërsa nga LSI bie në sy fakti që veç kreut të Kuvendit, Ilir Meta në seancë nga mungoi edhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila nuk ka preferuar të marrë pjesë në votim.

Ndërsa nga PS, kanë munguar gjatë gjithë seancës deputetët, Parid Cara, Bashkim Fino dhe Eduart Ndocaj.

EMËRIMI I FATMIR XHAFAJ

Lidhur me votimin për emërimin e Fatmir Xhafajt si ministër i ri i Punëve të Brendshme, votuan pro 76 deputetë, ndër të cilët edhe Tom Doshi, i cili më herët nuk preferoi të votonte për shkarkimin e Tahirit. Bie në sy fakti se për emërimin e tij si ministër, edhe pse prezent në sallë, nuk ka marrë pjesë në votim kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili iu ka dhënë ndërkohë votën 3 ministrave të tjerë të rinj në kabinetin “Rama”.

SHKARKIMI I ILIR BEQAJ

Për shkarkimin e Ilir Beqaj nga posti i ministrit të Shëndetësisë, votuan pro 78 deputetë, por edhe pse prezent në sallë Tom Doshi nuk ka preferuar të shtypë butonin jeshil për largimin e tij. Bie në sy fakti që për shkarkimin e Beqajt ka votuar pro edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi si edhe deputetët e tjerë të kësaj partie, Tahir Muhedini dhe Aqif Rakipi të cilët më herët nuk morën pjesë në votimin për shkarkimin e Tahirit dhe emërimin e Xhafajt në postin e ministrit të Brendshëm, shkruan BW.

EMËRIMI I OGERTA MANASTIRLIUT

Për emërimin e Ogerta Manastirliut në postin e ministres së Shëndetësisë kanë votuar pro 79 deputetë, ndër të cilët bie në sy vota e Tom Doshit dhe 3 deputetëve të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Tahir Muhedini e Aqif Rakipi, të cilët më herët nuk morën pjesë në votim.

SHKARKIMI I BLENDI KLOSIT

Për shkarkimin e Blendi Klosit nga posti i ministrit të Mirëqenies Socialiste kanë marrë pjesë 76 deputetë të shumicës, ku bie sy në ndryshim nga votimet e tjera, mungesa e votës së Shpëtim Idrizit dhe Aqif Rakipit.

EMËRIMI I OLTA XHAÇKËS

Për emërimin e Olta Xhaçkës në postin e ministres së Mirëqenies Sociale kanë votuar pro 79 deputetë të mazhorancës, ndër të cilët bie në sy vota e Tom Doshit dhe 3 deputetëve të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Tahir Muhedini e Aqif Rakipi, të cilët më herët nuk morën pjesë në votimet e tjera.

SHKARKIMI I BLEDI ÇUÇIT

Për shkarkimin e Bledi Çuçit nga posti i ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, votuan pro 78 deputetë të shumicës, ku bie në sy mungesa në proces e Tom Doshit, i cili edhe pse prezent në sallë nuk ka preferuar të votojë.

EMËRIMI I EDUARD SHALSIT

Ndërsa për emërimin e Eduard Shalsit në postin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, votuan pro 76 deputetë të mazhorancës, ku bie në sy mungesa e Spartak Brahos së LSI-së dhe e Tom Doshit, të cilët më herët morën pjesë në procesin e votimit për ministrat e tjerë.

a.ç

Next Post
Mbetjet/ Gjinushi: A ka rrezik? Kjo varet sa ke bërë shtet dhe sa zbatohen ligjet…

"Nipi vrau Azem Hajdarin", shpërthen Gjinushi: Berisha kriminel karagjoz, kërmë e UDB-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com