• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ja si vidhen biçikletat në Tiranë/ Pasi kanë pirë kafet dy të rinjtë, dalin të qetë me maskë anti-COVID, largohen me…

by Java News
08/05/2021 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy të rinjtë fillimisht hynë qetësisht në lokal dhe pinë kafe së bashku. Njëri prej tyre mbante atlete dhe pantallona të zeza, triko gri, çantë të zezë, kapele të kuqe dhe një maskë antiCOVID, deri poshtë mjekrës. I dyti shfaqet duke pirë ujë, me atlete të zeza, pantallona bezhë, xhup të zi, me flokë të prera shkurt dhe i pa maskuar.

Njëri pas tjetrit dalin nga ambienti i lokalit dhe destinacioni i radhës është parkingu i pallatit, tek i cili kanë një mision shumë të veçantë. Në katin e nëndheshëm të një pallati në afërsi të Medresesë në kryeqytet, pranë një qendre tregtare, të rinjtë hyjnë të qetë dhe të pa ngacmuar nga askush. Synimi është vjedhja e biçikletave në brendësi të këtij parkingu. Siç shikohet nga pamjet njëri prej tyre afrohet tek vendi ku janë të lidhura shumë biçikleta, ndërsa tjetri ngjit shkallët për t’u siguruar që askush nuk ishte aty dhe do të punonin të qetë.

Nga çanta nxjerr materialet e nevojshme që duhen për të këputur çelësin. Ndërkohë që miku i tij ruan tek shkallët, arrin të këpus çelësin e parë. Pak çaste më vonë bashkohet edhe i dyti, i cili këput çelësin e dytë. Fusin edhe njëherë të gjitha materialet në çantë, marrin dy biçikleta dhe nisen. Dy hajdutët shfaqen sërish në pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit teksa dalin nga parkingu hipur mbi biçikletë dhe largohen bashkë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur mesditën e 26 prillit, ndërsa dy hajdutët janë denoncuar në polici. Pavarësisht denoncimit, policia akoma nuk ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tyre, pavarësisht se fytyrat janë lehtësisht të dukshme në pamjet e kamerave të sigurisë.

Njëlloj si vjedhja e këtyre dy biçikletave, në komisariatet e Tiranës bëhen me dhjetëra denoncime të ngjashme në ditë. Një pjesë e tyre arrihen të zbardhen nga policia edhe me ndihmën e kamerave të sigurisë nuk kanë munguar edhe arrestimet, por çështjet e tyre pushohen kryesisht në prokurori. Vjedhja e biçikletave është kthyer në fenomen shqetësues, ndërsa në pjesën më të madhe të rasteve janë autor përdorues të lëndëve narkotike./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Aksident në aksin Vlorë/ Automjeti del nga rruga, plagoset shoferi

Aksident në aksin Vlorë/ Automjeti del nga rruga, plagoset shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In