• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja si u zbuluan dy pedofilë të tjerë: S’kam ardhur për kafe, por për marrëdhënie…!

by Java News
13/06/2022 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrjetet sociale janë kthyer në një rrezik për të miturit, sidomos nga ngacmimet seksulale, pasi dita ditës dalin në pah raste të shumta pedofilie të denoncuara.  Fiks Fare ngriti sërish zërin, duke denoncuar mbrëmjen e të hënës dy raste pedofilie.

Të dy pedofilët e denoncuar nga Fiks Fare me audio e video pretë e tyre i gjenin nëpërmjet Facebook-ut. Kjo platformë tashmë është kthyer në trend ku fare pa u shqetësuar pedofilët shfaqin anët e tyre më të errëta, pa e llogaritur fare se më çfarë grupmoshë kanë të bëjnë nga ana tjetër e rrjetit.

Rastet që solli Fiksi ishin se të dy pedofilët me anë të adresave të tyre të FB kontaktonin me vajza të mitura të moshës 13- 14 vjeçare. Edhe pse e dinë moshën e tyre , kjo nuk i pengon ata t’u dërgojnë foto dhe video intime, e më pas kërkojnë edhe takime me to.

Altin Boriçi nga Fieri shkëmben mesazhe me të miturën në rrjetin social Facebook dhe nuk nguron t’i tregojë për eksperiancat me të miturat, duke i thënë që të mos ketë frikë. Ai momentalisht jeton në Greqi dhe për bisedën me të miturën përdorë kameran e FB.

Kështu ai në bisedë me kamera i shpjegon të miturës si kryhet akti seksual, pa u shqetësuar asnjë moment për moshën e saj. Madje sipas tij nëse shikon porno në google, aty vajzat janë 10-12 vjeç që kryejnë marrëdhënie seksuale.

Altini i thotë të miturës se ai do vetëm ta zhvirgjërojë dhe ta mësojë për më vonë.  Për këtë sjell edhe një shëmbull që sipas tij vetëm një ditë më parë kishte zhvirgjëruar një të mitur.

Ndërkohë një tjetër person ka shkruar në adresën e bashkëpunëtores së Fiksit të prezantuar si 14 vjeçare, edhe këtë herë ka qenë një zotëri nga Fieri i quajtuar Arsijan Aliaj.  Edhe ky pasi i ka dërguar foto intime të miturës, i ka kërkuar t’i mësojë edhe pozicionet e seksit.

Kështu në takimin e parë të zhvilluar në kryeqytet ai këmbëngul që takimin ta bëjnë në banesën e motrës së tij për të cilën ka çelësat dhe është shumë romantike.

Përveç të tjerash 37 vjeçari i prezantuar si 25 vjeç i thotë të miturës të mos tregojë për marrëdhënien e tyre dhe se nuk udhëtoi nga Fieri vetëm për një kafe, por kërkon shumë më shumë gjëra. Por këto do t’ia shpjegonte dhe bënte nëse vajza do ta ndiqte tek shtëpia .

Takimi i tyre në kryeqytet u finalizua me prangosjen e pedofilit që udhëtoi nga Fieri për një takim “romantik”, me të miturën.  Gazetarët e Fiksit kërkuan ndihmën e policisë, dhe bën të mundur kapjen në flagrancë të pedofilit./m.j

Next Post
Krim i rëndë në familje! Babai vret me kallash të birin, konflikti për tokën

Krim i rëndë në familje! Babai vret me kallash të birin, konflikti për tokën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com