• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Ja si u zbulua Shemsie Kadria në Izmir, dhe pse nuk e sollën menjëherë në Shqipëri?

by A R
05/10/2017 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Hajro Limaj

Në një nga ditët e shtatorit 1999,  në mëngjes më vjen në zyrë shoferi , turk dhe më jep një gazetë të vogël, që nuk ishte fare në listën e gazetave qe studjoheshin nga ana jonë. Ishte një njoftim tepër i shkurtër “Presidentja e fimës rentiere “Gjallica” në Shqipëri është strehuar në Izmir me pasaportë turke” …

Atë  Interpoli e kishte shpallur  në kërkim ndërkombëtar, por prej vitesh nuk e kishte zbuluar apo nuk donte ta zbulonte shteti shqiptar, mbasi mplekseshin shumë njerëz, disa me fuqi politike dhe poste të rëndësishme në vjedhjet nëpëmjet mashtrimit që i bënë popullit me firmën famëkeqe të  hapur në Vlorë dhe me shtrirje dhe aktivitet në shumë qytete të tjera të vendit. Mbylla derën e zyrës dhe u lidha në telefon me disa titullarë të policisë në Izmir.

Pas komunikimeve dhe kordinimeve që bëmë më deklaruan se një ditë më parë ajo ishte kapur nga agjentët e policisë së tyre në një qytezë turistike afër Izmirit. Ishte e paisur me pasaportë turke dhe me një emër turk, por  të dhënat  vërtetojnë se kjo grua është pikërisht shqiptarja Shemsie Kadria. Këtë fakt  ajo e pranoi pas shtrëngimeve që i bënë dhe pas një bollëku dokumentesh të pakundërshtueshme që i paraqitën.

Më këtë informacion të besueshëm zyrtar njoftova me faks presidentin e Republikës,Z. Rexhep Meidani, kryeministrin Pandeli Majko dhe ministrin e Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Kryeministri këtë informacion e bëri publik në lajmet kryesore të mbrëmjes në televizionin shqiptar.

Mesa duket kryeministri i ka kërkuar llogari ministrit të Jashtëm, se përse ajo nuk ka asnjë informacion të tillë nga diplomatët e linjës së tij, pasi atasheu ushtarak, si përfaqësues i shtetit për Forcat e Armatosura ka informuar në linjën e tij Ministrin e Mbrojtjes dhe presidentin e Republikes. Të ishte vetëm ky rast nuk ja vlente,por kjo ishte në vazhdimësi për probleme delikate.

Me kurajo i thashë ministrit të Jashtëm, Paskal Milo, se përgjegjësitë për këtë gjendje duhet t’i kërkojë, më së pari,  tek vetja për ata që emëronte në Ankara e në Stamboll dhe jo tek informacionet e mi ate detyrueshme. Detyrat midis atasheut ushtarak dhe ambasadorit janë të ndara, linjat e informimit janë po ashtu të ndara.Ai I raporton ministrise se Jashtme, ndersa tasheu ushtarak Ministrise se Mbrojtjes. Dhe nuk e di përse, edhe pse u bë ky debat, por Shemsia Kadria u ekstradua nga Turqia pas më shumë se 3 muajsh.

Këtu dua të evidentoj se diplomacia civile tek ne ishte dhe vazhdon të jetë në nivelet më të ulta profesionale. Kjo është vërtetuar disa herë edhe në kohën kur ishte president i vendit Sali Berisha, edhe në kohën e mandatit presidencial të Rexhep Mejdanit.

Arshivat janë treguesit e vërtetë të kësaj gjëndjeje mjerane që kemi në diplomaci. Arsyet apo shkaqet janë subjektivë dhe të nënkuptueshëm. Përgjithësisht edhe në MPJ është bërë praktikë e traditë të emërohen në shërbimin diplomatik dhe konsullor njerëz te  klaneve te  ministrit të jashtëm dhe të kryeministrave.

Emrohen ambasadorë pa asnjë  CV-i diplomatike apo publike,të cilët në vend që me aftësitë dhe kredibilitetin e tyre të mbrojnë intersat kombëtare dhe me vizionet e tyre tu hapin rrugën e bashkëpunimit  fitimprurës vendit,kthehen në punonjës të rëndomtë  dhe pritës protokolli për delegacionet që shkojnë nga Shqipëria.Shumica prej tyre kane mbaruar per gjuhe te huaj dhe pa asnje arsimim diplomatic apo historik bejne sikur përfaqesojne vendin.

Prandaj diplomacia ekonomike, kulturore,arsimore  është në gjëndjen më të keqe.

Kryeministri Rama i paralajmeroi ata ne mbledhjen vjetore, por eshte krejtesisht e pa mjaftueshme. Sikur te ngrihet nje komision i pavarur shtetror dhe te marre ne provim te gjithe personelin diplomatik shqiptar, jam i sigurte qe as 25 % e tyre  nuk do ta kalojne ate. Ne kete ministri duhet revolucion, riorganizim, kontroll te aftesive profesionale dhe shkurtime drastike te numurit te diplomataeve ne ambasada. Shumica e tyre jane kthyer ne turiste me lekete e ketij populli kaq te varfer.

*Ish- atashe ushtarak ne Republiken e Turqise

/TemA/

Next Post
Ngjarjet në Katalonja, edhe Iniesta bën thirrje për dialog

Ngjarjet në Katalonja, edhe Iniesta bën thirrje për dialog

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com