• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ja si u vra dhe u pre copa-copa gazetari Khashoggi, publikohet biseda horror dhe fjalët e fundit

by Java News
11/09/2019 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta turke “Daily Sabah” ka publikuar transkripte të bisedës mes anëtarëve të “bandës” saudite, që ekzekutoi pamëshirshëm gazetarin Jamal al Khashoggi, dhe të bisedës mes këtij të fundit dhe ekzekutorëve, pak para se të vdiste.

Media turke thekson se audiot e regjistruara janë siguruar nga shërbimi sekret turk MIT dhe më pas janë shpërndarë te autoritetet turke që kanë kryer hetimet.

Në transkripte figuron Maher Abdulaziz Mutreb, personi i dytë përgjegjës i skuadrës ekzekutuese, dhe dr. Salah Muahmmed Al-Tubaigy, kreu i Mjekësisë Ligjore në Departamentin e Sigurisë së Përgjithshme Saudite, person që ishte përzgjedhur për ta shpërbërë trupin e gazetarit Khashoggi.

Biseda mes Mutreb dhe Al-Tubaigyt zhvillohet 12 minuta përpara se gazetari të mbërrinte në konsullatën saudite në Stamboll.

Më poshtë biseda mes të dyve siç është zbardhur nga DS:

Mutreb: Është e mundur që të vendosim trupin në një çantë?

Al-Tubaigy: Jo. Shumë i rëndë dhe i gjatë. Unë kam punuar gjithnjë me kufomat. Di si t’i pres mirë, por nuk kam punuar ndonjëherë me trupa të ngrohtë. Por do ja dal me lehtësi. Normalisht unë vendos kufje dhe dëgjoj muzikë kur pres kufomat. Në të njëjtën kohë pi kafe dhe cigare. Pasi ta copëtoj, ju do të mbështillni pjesët në qese plastike, i vendosi në valixhe dhe i nxirrni jashtë godinës.

Eprorët e mi në Mjekësinë Ligjore nuk dinë gjë se çfarë po bëj. Nuk më mbron kush…

Mutreb: Erdhi “kafsha që do sakrifikohet”?

Në këtë moment Khashoggi hyn në konsullatë dhe pasi nis të dyshojë kapet nga krahu dhe shoqërohet në dhomën e ekzekutimit.

Mutreb: Ju lutem uluni! Duhet të të çojmë në Riad. Ka një urdhër nga Interpoli. Interpoli ka kërkuar që ju të riktheheni. Jemi këtu që të të marrim.

Khashoggi: Nuk ka padi kundër meje. E fejuara ime po më pret jashtë.

Mutreb: keni celularë me vete?

Khashoggi: Kam dy.

Mutreb: Çfarë marke?

Khashoggi: iPhone.

Në dhjetë minutat e fundit të jetës biseda që përcillet është kjo:

Mutreb: Lini një mesazh për djalin tuaj.

Khashoggi: Çfarë duhet t’i them djalit tim?

Mutreb: Do të shkruani një mesazh, ta përsëris: na e tregoni neve.

Khashoggi: Çfarë duhet t’i them? “Shihemi së shpejti”?

Një anëtar i skuadrës: Qepe!

Mutreb: Shkruani diçka të tipit “jam në Stamboll. Mos u bëj merak nëse nuk më kap dot”.

Khashoggi: Nuk duhet të them rrëmbyer.

Një anëtar i skuadrës: Hiqe xhaketën!

Khashoggi: Si mundet të ndodhë një gjë e tillë në një konsullatë? Nuk kam për të shkruar asgjë.

Një prej anëtarëve të skuadrës: Qepe!

Khashoggi: Nuk kam për të shkruar gjë.

Mutreb: Shkruajeni z. Jamal. Nxitoni. Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë, sepse në fund ne do të të çojmë në Arabinë Saudite dhe nëse nuk na ndihmoni dini se çfarë do të ndodhë.

Khashoggi: këtu ka një peshqir. Do më drogoni?

Al-Tubaigy: Do të vëmë në gjumë.

Pasi drgohet Khashoggi dëgjohet të thotë: “Mos ma mbyllni gojën. Kam azëm. Mos e bëni, do më mbysni”.

Këto thuhet se janë fjalët e fundit të gazetarit në fjalë pas të cilave në regjistrimi dëgjohen zhurmat e lëvizjeve të Khashoggit që sipas gazetës ka kokën brenda një qeseje plastike dhe lufton për jetën e tij.

Pas vdekjes rezultojnë të regjistruara zhurmat e veprimeve të copëtimit të trupit. Sharra e autopsisë dëgjohet në orën 1:39 dhe vazhdon si procedurë për gjysëm ore.

Gazeta referon libirn “Mizori diplomatike: Sekretet e errëta të vrasjes Khashoggi” të tre gazetarëve të gazetës që thonë se copëtimi u krye nga Al-Tubaigy dhe trupi u nxorr jashtë në pesë valixhe. Një mizori primitive e padëgjuar për ndonjë regjim në historinë e shekullit të 20-të.

Vrasja ndodhi në 2 tetor të vitit 2018 dhe qysh atëherë Riadi zyrtar ia ka dalë të shmangë kundërmasa nga komuniteti ndërkombëtar duke ia deleguar vrasjen zyrtarëve të ulët, ndërkohë që akuzat kryesore publike janë përqendruar ndaj princit të kurorës, Mohammad bin Salman, njeriu i së ardhmes që mesa duket nuk duronte dot kritikat e gazetarit në gazetën “The Washington Post”. /l.m

Next Post
Stop shitësve mashtrues, ja si mund të kontrolloni çdo gjë për makinën e përdorur që po blini

Stop shitësve mashtrues, ja si mund të kontrolloni çdo gjë për makinën e përdorur që po blini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In