Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin ditën e sotme. Disa punëtorët ishin duke bërë çmontimin e skelës nga njëra anë e pallatit 13-katësh, për ta montuar atë në një pjesë anë tjetër të ndërtesës, kur ajo u shemb.
Gjatë këtij momenti, diçka nuk ka shkuar mirë dhe skela është shembur totalisht. E vetmja pjesë e skelës që ka mbetur në pallat është ajo në katin e 13 të tij, ndërsa e gjithë skela është shembur në të gjithë lartësinë e pallatit. Nuk dihet ende nëse punëtorët kanë rënë nga lartësia apo nëse ata i ka zënë skela teksa kanë qenë në katin e parë.
Dy punëtorë u nxorën të pajetë nga rrënojat e skelës, ndërsa tre të tjerë janë të plagosur, në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
Ndërkohë, mësohet edhe identiteti i të plagosurit të tretë nga shembja e skelës. Raportohet se ai është Altin Marku, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. /l.m
















