Teknologjia ka përmirësuar ndjeshëm jetën dhe ofron gjëra që në të shkuarën as ishin menduar. Por jo gjithmonë teknoliogjia ka sjellë pasoja pozitive. Sidomos sa i përket intimitetit në jetën e përditshme në marrëdhënie të ndryshme. Mediat angleze kanë publikuar rastin e një çifti, të cilët pasi kryen marrëdhënie seksuale në banesë papritur përunduan në websitet porno.
Në fakt hackerat kishin hyrë në televizorin e shtëpisë së tyre, dhe duke përdorur kamerën e inkorporuar që shërben për realizimin e bisedave në Skype, kishin regjistruar momentet intime të çiftit. Më pas hackerat e kishin shitur videon në websitet pornografike.
Sipas mediave angleze, ky nuk është rasti i parë kur hackerat futen në televizorët smart dhe përgjojnë familjet. Më tepër ata janë të interesuar për skena seksuale, pasi përmes tyre përfitojnë të ardhura./a.m.