Të rinjtë po injorojnë kufizimet e reja të Boris Johnson për Covid, që në ditën e parë të shkollës, ndërsa ata u mblodhën në kafene, parqe, plazhe, e kudo, duke qëndruar në grupe të mëdha, për të marrë rreze dielli në parqe dhe plazhe, apo relaksuar në të gjithë Britaninë
Rregulli i gjashtë u krijua për të ndaluar rastet në rritje të koronavirusit, që aktualisht po shqetëson Mbretërinë e Bashkuar.
Ekspertët kanë frikë nëse nuk ndërmerren veprime drastike, një bllokim tjetër kombëtar mund të jetë mënyra e vetme për të ndaluar përhapjen.
Por qeveria tha se policia nuk do të ndajë gjoba për ditët e para, pas hyrjes në fuqi të rregullores së re. Në fakt, jo vetëm të rinjë, në rrugë, në takime, dhe kudo, festa, madje edhe martesat nuk janë ndalur në Britani.
Edhe të rriturit duket se nuk kanë ndërmend t’i binden masave strikte.
Një burrë tha se do të vendosë se çfarë ishte e sigurt për të dhe familjen e tij para se të tallej me qeverinë, duke shtuar, “nuk është se kam nevojë që ata të më tregojnë edhe një herë se çfarë duhet të bëj. Ata gjithsesi vazhdojnë të ndryshojnë vazhdimisht mendje”.
Samantha Jones, 42 vjeçe, nga Grimsby, e cila humbi punën e saj si një punëtore dyqani për shkak të bllokimit të Covid këtë vit, mbi rregullat e reja të qeverisë, u zotua se do t’i shkelë ato.
“Nëse qeveria mendon se unë do t’i bindem Rregullit të Gjashtë, atëherë mund ta mendojë sërish. Unë jam duke qëndruar këtu me katër të rritur dhe tre fëmijë edhe pse kufizimet hyjnë në fuqi sot, kështu që teknikisht mendoj se po shkel rregullat”, – tha ajo.
“Kam pesë fëmijë, tre prej të cilëve jetojnë me mua, dhe kam dy nipa dhe mbesa. Nuk mundet askush që të ndalojë fëmijët e mi të shohin gjyshërit e tyre ose të ndaloj vajzën time të madhe të sjellë nipërit e mbesat e mia. Kjo është marrëzi e plotë”.
Rregullat në Angli janë më të ashpra sesa në Uells dhe Skoci, ku vetëm ata nën-12 vjeç po përjashtohen nga masa e ashpër.
Rastet e koronavirusit janë rritur me të paktën 3,000 çdo 24 orë dhe disa ekspertë kanë paralajmëruar veprime drastike që duhen ndërmarrë, në Britani.
“Wetherspoons” zbuloi se 66 punëtorë kanë testuar pozitivisht për koronavirusin, me shpërthimet e raportuara në 861 pub-et e tij;
Britania porositi një vaksinë tjetër të koronavirusit pas 1.6 miliardë eurosh investime në fabrikën skoceze, e cila do të prodhojë 190 milion doza të Valnevës;
Pranimet në spital për shtatë sëmundjet e tjera më të rënda jo-Covid, duke përfshirë sulmet në zemër, ranë me 173,000 – pasi mjekët e përgjithshëm urdhërohen të mos kenë kontakte me pacientët.
/a.r