Vitamina C është e njohur për rëndësinë që ka në shëndetin e njeriut në përgjithësi, transmeton tch. Më poshtë u rendisim disa nga efektet që kjo vitaminë ka për zemrën:
-Parandalon sëmundjet e enëve të gjakut të zemrës duke i rritur nivelet natyrale të glutationit, i cili i mbron arteret e zemrës
-Forcon muret e enëve të gjakut duke mundësuar sintezën e kolagjenit në indet lidhëse të mureve arteriale
-Përmirëson zgjerimin e enëve të gjakut.
-Rekomandohet të hani ushqime të pasura me vitaminë C, si brokoli, domatet, dhe dredhëzat. (b.an)